Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkohet koncesioner për autostradën nga Ruse deri në Makaza

Foto: BGNES

Firma  gjermane, spanjolle, franceze, italiane dhe greke janë ndër koncesionerët e pritur për ndërtimin e autostradës së re “Danub – Egje”, tha inxhinieri Rumen Markov shef i firmës “Larzh Infrastrëkçër Proxhekts”. Kompanitë bullgare nuk iu përgjigjen kërkesës evropiane të kenë ndërtuar dhe të kenë operuar të paktën 150 kilometra autostradë. U zhvilluan bisedime me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat kanë interes të financojnë projektin. Ai u prezantua për diskutim edhe në kuadrin e politikës së re të BE-së për rrjetin transportues tranevropian (TEN-T). Gjatësia e autostradës Danub-Egje, e cila është pjesë e korridorit transportues Baltiku – Egjeu është 367.285 kilometra. Prej tyre 328 kilometra janë në Bullgari nga qyteti Ruse deri në Makaza. Shuma e parashikuar është 1.8 miliard euro.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD