Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov tha në një konferencë për shtypin, se në turneun ATP Cup që fillon më 3 janar 2020 në Australi, ai do të jetë kapiten i ekipit të Bullgarisë. Ai akoma nuk ka vendosur se kush të ftojë në ekip i cili duhet të përbëhet të paktën nga tre veta. Dimitrovi ka ndërmend të bisedojë me të gjithë kandidatët potencial. Lojërat Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm nuk hyjnë në planet e tenistit. Ai është i privuar nga mundësia për të marrë pjesë sepse nuk luajti për Kupën “Dejvis”. Për arsye, se nuk ka trajner, Dimitrovi nuk e ka të qartë kur do të fillojë trajnimet, të cilat ka ndërmend të zhvillojë në Monte Karllo. Bullgari nuk nxiton me emërimin e trajnerit të ri dhe nuk shqetësohet për këtë se tani është vet.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..