660 janë historitë e familjeve të njohura bullgare të industrialistëve, bankierëve, tregtarëve, politikanëve dhe intelektualëve dhe shtëpitë e tyre, të mbledhura nga Mariana Mallnishka në dy vëllime − “Shtëpitë flasin” dhe “Shtëpitë akoma flasin”.
Duke hapur kopеrtinat e tyre, lexuesi gjendet në makinën e kohës, kurse kronika e veçantë e shpie në një shëtitje arkitekturore nëpër të gjithë Bullgarinë, e cila zbulon dhe fatet e pronarëve të godinave të cilët bëjnë përshtypje.
Të prezantojmë që të gjithë në një material është e pamundur, prandaj zgjodhëm të tregojmë për fatin e lumtur të dy prej tyre, të cilët e kanë rikthyer shkëlqimin e vet, në sajë të pronarëve të tyre të mirë sot. Po e fillojmë vizitën tonë nga qendra e Sofjes, ku:
Në rrugën “Han Krum 31” gjendet shtëpia e familjes së bankierit Marko Rjaskov. Ajo është në stilin secesion, gjendja e saj dhe nga jashtë është e shkëlqyer, por nuk mund të hyhet brenda. Karakteristike për stilin e saj më të lirë arkitekturor është dritarja e rrumbullakosur në katin e parë, i cili përfundon me një tarracë të rrumbullakët në katin e dytë. Ornamentet nën dritaret po kështu nuk mungojnë. Këto janë gjithë detaje të shumta karakteristike nga imitacioni bullgar i arkitekturës secesion gjatë viteve 20 dhe 30 – tregon Mariana Mellnishka.
Kontributi i Marko Rjaskovit për Bullgarinë është se, ka mundur të evitojë afera dhe falimentimeve bankare, të cilat kanë kërcënuar depozitues, huadhënës dhe prodhues në vend. Gjatë vitit 1935, Marko Rjaskov është i emëruar për guvernator të Bankës Popullore Bullgare, pas kësaj bëhet dhe ministër i financave , kurse disa vjet më vonë merr pjesë në aksionin për shpëtimin e hebrenjve në Bullgari. Roli i tij nuk është i përshkruar, por e dimë se shumë njerëz me ndikimin dhe emrin e vet kanë marrë pjesë në ndonjë farë mënyre në këtë veprimtari.
Pas 9 shtatorit të vitit 1944, Rjaskov është i arrestuar dhe i liruar shumë herë me radhë, kurse pas vitit 1949 është i internuar me familjen e tij në qytetin Sevlievo. Me ardhjen e pushtetit të ri, në shtëpinë e tij në Sofje vendoset ministri i punëve të brendshme, kurse pas kësaj dhe kryeministër i vendit Anton Jugov. Kështu shtëpia mundet të rezistojë dhe të mos të shkatërrohet, siç ka qenë fati i godinave të tjera të ngjashme, në të cilat janë strehuar ushtarët sovjetik.
Stacioni tjetër i udhëtimit tonë, në të cilin mësojmë për familjet e harruara bullgare dhe shtëpitë e tyre, na çon në një nga rrugët qendrore tregtare të kryeqytetit-“Vitoshka”, ku vëmendjen tonë e tërheqin disa godina të bukura secesioni. Për shkak të ngjyrave të tyre të gjalla dhe të theksuara, ato shumë lehtë dallohen në sfondin e të tjerave. Historia e shtëpisë së gjelbër është shumë interesante, me qenë se është pronë e prodhuesve të njohur nga qyteti Gabrovo dhe tregtar të prodhimeve prej lëkure Angjell Raçev dhe Banko Radev, të cilët e kanë nisur rrugën e tyre në këtë biznes si çirakë të prodhuesve të tjerë. Shtëpia është e mirëmbajtur shumë mirë dhe nuk dallohet me një madhështi të veçantë, ajo bën përshtypje me kornizat e vet dekorative rreth dritareve dhe dyerve.
Diçka shumë kureshtare për godinën e ndërtuar gjatë vitit 1911 është se në bodrumin e saj është gjendur pijetorja e njohur për kohën e vet “Kazaka”. Ajo ka qenë diçka si një qendër për parinë e Sofjes. Në të janë mbledhur njerëz të artit si dhe miqtë e tyre nga jashtë. Aty me kolegë të vet bullgar të artit dhe miqtë e tyre ka ngrënë darkë dhe këngëtari i operës me famë botërore Fjodor Shaljapin, si dhe këngëtarja e operës Elena Nikollaj. Mes miqve në lokal kanë qenë dhe piktori Deçko Uzunov dhe artisti Konstantin Kisimov. Ndryshimet nga periudha e pasluftës dëbojnë shpirtin e lirë dhe të pavarur nga pijetorja dhe pa të ajo nuk mundet të vazhdojë. Pas vitit 1944 në shtëpi janë strehuar qiraxhinj. Atëherë praktika ka qenë e tillë që pronarët e shtëpisë të futen në një dhomë, kurse në dhomat e tjera të strehohen njerëzit e ardhur nga provinca, të cilët kanë punuar për pushtetin.
Këto dhe akoma shumë histori të tjera shumë interesante dhe pak të harruara, Mariana Mellnishka i ka mbledhur në dy librat e veta, të cilat i prezantoi më 31 tetor në Bibliotekën e Kryeqytetit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..