Temën e socializmit shtetëror në Evropë e diskutojnë shkencëtarë nga tri kontinente në një konferencë të posaçme në Sofje. Organizator është Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Janë të ftuar më se 100 shkencëtarë nga Evropa, Azia dhe Amerika Veriore. Arsyeja për organizimin e këtij forumi shkencor ishte përvjetori i 30-të nga heqja e Perdes së Hekurt.
Temat që diskutohen kanë të bëjnë me kulturën e përditshme dhe me mënyrën e jetesës në kohën e socializmit pra kulturë materiale, ushqim, modë, kinema, muzikë, kohë të lirë, feja, politika ateiste. Marrëdhëniet midis sekseve, fëmijëri dhe kultura rinore si dhe rëndësia e monumenteve, muzeve dhe trashëgimisë socialiste në mjedisin urban gjithashtu janë në qendrën e vëmendjes së shkencëtarëve. Ndër pjesëmarrësit ka si shkencëtarë të njohur, ashtu edhe studiues të rinj kontakti i të cilëve me socializmin është vetëm nëpërmjet arkivave.
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..