Përpara rreth 7 vjetëve në skenën bullgare doli Spectrum Vocal Band – këngëtarë të rinj dhe të talentuar, të frymëzuar dhe kërkues. Ata nuk i devijuan profesionalizmit dhe kuptimeve të veta estetike, pavarësisht nga vështirësitë dhe ndryshimet, përmes të cilave kaluan. Mjeshtëria vokale e grupit Spectrum është shumë mirë e njohur për publikun tek ne nga pjesëmarrjet e tyre të shumta nëpër koncerte dhe nga skenat e festivaleve. Gjatë viteve grupi ka punuar me interpretues të njohur dhe kompozitorë, mes të cilëve janë Teodosij Spasor /fyell/, këngëtari pop Orlin Pavllov, kompozitorët Aleksandër Brëzicov, Ljubomir Denev, Big Bendi dhe Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare dhe shumë të tjerë. Në përbërjen e grupit akapel /pa shoqërim muzike/ aktualisht janë Borjana Jordanova /soprano/, Vesella Morova /alt/, Nasko Kulinski /tenor/ Janko Jankov /bariton/ dhe Konstantin Bejkov /bas/.
Më 7 nëntor, me një koncert në Sofia Live Club ata prezantojnë albumin e vet të parë vetjak. Ai quhet “Pikë Kryqëzimi” (Cross Point).
Albumi ynë debutues përmban 9 këngë, 7 nga të cilat janë origjinale. Muzika është nga djemtë në grup – tregon Vesella Morova. Ata shkruan dhe tekstet, të cilat janë shumë të ndryshme. Disa janë “me një tematikë të ngeshme qytetare”, të tjera përmbajnë një mesazh drejtuar njerëzve, ndaj të gjithë neve të jemi më të mirë...Ka dhe dy versione “Ha darkë Rado”-me një aranzhim shumë interesant të Kosjo Bejkovit dhe “Na jep moj gjyshe, zjarr” - një këngë nga Julia Cenova, aranzhim i Nasko Kulinskit. Ato prej kohe janë në repertorin tonë, por vendosëm t’i përfshijmë bashkë me titujt e rinj. Ky disk është fryt jo vetëm i karrierës sonë skenike. Përpara 2-3 vjetëve djemtë filluan të kompozojnë aktivisht dhe madje disa incizime janë që atëherë. Muajt e fundit u aktivizuam dhe vendosëm që patjetër të përfundojmë albumin. Gjatë kësaj vere bëmë incizime të shumta, përfshimë dhe këngë, të cilat akoma nuk i kemi interpretuar në skenë. Do t’i dëgjoni në promovim. Stili është pop, funk, xhaz, pak muzikë etno. Në sajë të Radios Kombëtare gjatë viteve na përkrahën kompozitorë të njohur bullgarë, kemi punuar me grupet e radios. Patëm shansin ta hapim koncertin e The Manhattan Transfer gjatë vitit 2018 në Sofje. Kaluam një rrugë të gjatë dhe mbase me të vërtetë tani qe momenti të nxjerrim një album, duhej të zhvilloheshim si artistë.
Gjithmonë jemi frymëzuar nga grupet bullgare pa shoqërim muzike “Trajana” dhe “Folk Skat”, të cilat ekzistonin në të kaluarën e afërt. Kompozitori Kirill Todorov, themelues dhe drejtues i formacioneve, është miku ynë, prej tij kemi marrë këshilla shumë të mira. Përveç kësaj dëgjojmë dhe pëlqejmë grupe të shumta me famë botërore – The Swingle, Pentatonix, The Manhattan Transfer ... Çdo një prej nesh ka preferenca të ndryshme, por dhe kohët e fundit ka një aktivitet shumë të madh sa u përket këngëve pa shoqërim muzike në mbarë botën. Gjithmonë përpiqemi të jemi në dijeni të noviteteve në këtë fushë. Mundohemi dhe ne të jemi po kaq aktualë dhe modernë. Aktualisht jemi përqendruar krejtësisht mbi prezantimin e ardhshëm të albumit, që të mund të kthehet në një festë të madhe për ne dhe për publikun. Pas kësaj shpresojmë ta prezantojmë në festivalet tek ne dhe jashtë shtetit. Do të fillojmë të punojmë dhe mbi albumin tonë të dytë, sepse janë grumbulluar ide të reja të shumta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..