Në mbledhjen e rregullte javore të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov shpalli se e ka përkrahur personalisht fushatën për dhurimin e organeve në Bullgari, e cila startoi dje. Duke theksuar se në Bullgari zhvillohen operacionet dhe transplantimet më moderne dhe se kemi kirurgë të shkëlqyeshëm, Borisov komentoi se është e papranueshme që dhurimi i organeve të mos zhvillohet për shkak të paragjykimeve, siç thonë disa njerëz. 1 151 veta në vend janë në pritje të transplantimit të organeve dhe shpresoj që edhe ju ta përkrahni këtë fushatë, bëri të ditur Kryeministri. Si shenjë përkrahjeje ndaj fushatës për transplantime, që zhvillohet me moton “Po! Për jetën!” ministrat që morën pjesë në mbledhjen e qeverisë gjithashtu plotësuan karta ku deklarojnë pëlqimin e tyre për t’u bërë donatorë.
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..