Shpresojmë se dekorimi i kryetarit të Lëvizjes Bullgare “Rusofil” Nikollaj Malinov me urdhrin rus “Miqësi” nuk do të bëhet shkak për persekutim, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov. Kjo nuk do të jetë e logjikshme dhe do të ketë pasoja negative, shtoi Peskovi. Zëdhënësi i presidentit Vlladimir Putin shpreson, që njerëz si Malinovi, i cili u akuzua në Bullgari në spiunazh në ndihmë të Moskës, të kenë mundësi të punojnë edhe në të ardhmen. Kryeprokurori i Bullgarisë Sotir Cacarov tashmë kërkoi sanksionimin e gjyqtarit, i cili i lejoi të hetuarit të largohet nga Bullgaria megjithë ndalimin e vendosur.
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..