“Narcis dhe Eho” është një shikim modern drejt të riut të dashuruar me vetveten dhe nimfës së magjepsur nga zëri i saj. Spektakli është krijuar nën udhëheqjen e emrave të njohur – Nedko Sollakov (piktor), Georgi Gospodinov (shkrimtar), Krasimira Stojanova (këngëtare opere me fame botërore), Galina Borisova (koreografe) dhe Javor Gërdev (regjisor). Pjesëmarrësit janë mbajtës të bursës së parë kombëtare “Me përpjekje drejt yjeve”. Ndër ta janë aktorë të rinj, regjisori Ovanes Torosjan, Sebastijan Collov, i cili krijon live muzikën për bateri. Aktori-mysafir është Antëni Penev. Motori kryesor i tërë procesit – që nga seleksionimi i bursistëve deri në realizimin skenik, është këngëtarja e operës Iva Kënçeva dhe fondacioni i saj “Perspektiva kulturore”.
Pata fatin e mirë të filloj karrierë ndërkombëtare që kur isha 20 vjeçe. Shumë njerëz ndikuan mbi zhvillimin tim. Kur mësova se do të bëhem nënë vendosa ta krijoj fondacionin bashkë me familjen time dhe miqtë e mi më të ngushtë, që të realizojmë projekte të pavarura. I realizonim me përkrahjen e bamirësve privatë deri në vitin 2018, kur Bashkia e Kryeqytetit na përkrahu neve dhe projektin “Me përpjekje drejt yjeve”. Pas kësaj me ne u bashkua Bashkia e Plovdivit etj. Ne i zhvillojmë projektet tona me hapa të ngadaltë, por të sigurt. Unë si producente i gërshetoj edhe me zhvillimin tim krijues si këngëtare. Specifikja në bursën tonë është se ajo siguron mentorë. Është shumë bukur se u përfshinë personalitete të shquara, të cilat aktualisht janë në kulmin e karrierës së tyre. Ata u japin të rinjve sigurinë se ka se kush t’i dallojë dhe t’i ndihmojë dhe e vlerëson atë që bëjnë.
“Narcis dhe Eho” mbështetet te “Metamorfozat” e Ovidit dhe legjenda e famshme. Ne paraqesim pikëpamjen tonë për vetminë, kotësinë dhe ftohjen midis njerëzve. Të gjithë bursistët paraqiten në këtë spektakël si autorë. Disa prej tyre ndoshta do të vazhdojnë të punojnë së bashku edhe në të ardhmen dhe kjo është shumë bukur. “
Leximi i historisë për Narcisin dhe Ehon shtron çështjen për vlerat e vërteta dhe aftësinë që t’i ndajmënga gjithçka tjetër, si dhe për forcën destruktive të egos, por edhe për qëndrimin konstruktiv të krijuesit për egon. Si i shqyrtojnë këto çështje të përjetshme krijuesi e rinj, mentorët e tyre dhe vetë Ina Kënçeva? Ja përgjigja e saj:
Është me rëndësi të kemi ironi ndaj vetvetes, të mos e pranojmë veten në një mënyrë tepër serioze dhe të kujtojmë se artisti gjithmonë është në opozitë. Ai duhet ta përqendrojë vëmendjen te gabimi. Do të jetë mirë në qoftë se me artin e vet ai e shtron temën për përsosmërinë. Në këtë mënyrë ai është kërkuesi, ndërsa egoja është vetëm një motor, një pozitë, e cila na jep mundësinë të “jemi në garë”. Ne donim të bënim një projekt sinkretik, i cili të ishte si operë. Ndoshta e dini se fjala “opera” në italisht do të thotë “vepër”, “vepër arti”, “punim”. Kësaj i detyrohet ideja se të gjitha artet së bashku e krijojnë operën. Duke i kërkuar bursistët tanë, unë në fakt kërkoja njerëz, të cilët të duan të shikojnë “anas”.Kjo ishte ideja edhe e mentorëve, të cilët i mësonin, se teza duhet të ketë një argumentacion të mirë. Që të dukemi të sigurt në tregimin tonë, ne duhet të jemi të përgatitur mirë, duket të kemi një kulturë shumë të mirë dhe mirësia, humanizmi të dalin në plan të parë. Kjo është kryesorja që arritëm të realizojmë.
Shfaqja e parë u mbajt më 1 nëntor në Teatrin Dramatik të Plovdivit (pjesë prej programit të Plovdivit – Kryeqyteti kulturor i Evropës), më 4 nëntor u zhvillua një shfaqje në Teatrin “Azarjan” (në Pallatin Kombëtar të Kulturës) në Sofje. Atje do të ketë edhe një shfaqje më 7 nëntor.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: “Narcis dhe Eho”, BGNES-arkivPas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..