Ditën e diel zjarrfikësit përsëri kanë shuar një zjarr të shpërthyer në Stara Pllanina nën majën Vrazha Glava. Zjarri është lokalizuar, por që të mos shpërthejë përsëri rajoni mbikëqyret. Supozohet se zjarri ka shpërthyer nga një prush i pashuar nga zjarri i mëparshëm. Nga 27 deri në 30 tetor më shumë se 150 zjarrfikës, ushtarakë, vullnetarë dhe pylltarë shuanin një zjarr të tillë ditën dhe natën mbi Çiprovci dhe Martinovo. Zjarri preku 52 kilometra katrorë në pjesën bullgare dhe në atë serbe të malit Stara Pllanina. Shuarja 1800 metra mbi nivelin e detit u vështirësua për shkak të terrenit të rëndë afër kreshtës së malit.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..