Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i ka refuzuar vizë një diplomati rus, atashe ushtarak

Godina e MPJ-së në Sofje

Diplomati rus, i hetuar për veprimtari inteligjence në Bullgari, është larguar nga territori i vendit me një fluturim direkt për në Moskë bashkë me familjen e tij, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme. Për shkak të qëndrimit negativ të një prej institucioneve në Sofje i është refuzuar vizë një shtetasi tjetër rus, i cili duhej ta merrte postin “atashe i çështjeve të mbrojtjes” në Ambasadën ruse në Sofje. MPJ-ja saktësoi se kjo nuk është procedurë e shpalljes së tij “persona non grata” dhe se Moska është informuar për vendimin në fjalë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD
Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD