Shpresa jonë e re 17 vjeçare Simeon Terziev ka synuar drejt majave të tenisit botëror dhe po punon në mënyrë këmbëngulëse qe të mund t’i arrijë. Deri në këtë moment ai jep një kërkesë serioze për një karrierë të suksesshme - akoma gjatë pjesëmarrjes së tij të parë në ITF turneun për meshkuj gjatë këtij muaji ai fitoi argjendin, kurse gjatë muajit korrik në mënyrë të paparë rrëmbeu titullin në një turne të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit në Timisoara - Rumani. Prezantimi i tij gjithnjë e më i mirë po e afron drejt njërës prej ëndrrave të tij të mëdha – pjesëmarrje në një turnir nga Grand Slam.
“Shumë herë kam qenë kampion republikan dhe nënkampion në lojën njëshe dhe në dyshe. Sivjet munda të fitoj dy tituj dhe të luaj 3 finale në njëshe në turnetë ndërkombëtarë nga ITF për të rinj deri më 18 vjeç. Fitova dhe disa turne në dyshe, të cilat më ndihmuan të ngjitem në ranglistën botërore për të rinj. Mot do të luaj në Grand Slam-et e mëdha në Australi, Francë, Angli dhe Shtetet e Bashkuara. Turneu në të cilin shpresoj të klasifikohem dhe po e pres me një interes të madh është Wimbledon, me qenë se zhvillohet në teren, në të cilin deri në këtë moment nuk kam luajtur-një bar i vërtetë. Kjo do të jetë shumë interesante për mua”.
Simeon Terziev merret në mënyrë aktive me tenis që në moshën 6 vjeçe dhe ka mbi 60 kupa nga turne të ndryshëm në Bullgari dhe jashtë shtetit. Në sajë të lojës së tij “luftarake” dhe të pjekur ka mundur lojtarë me një statut të lartë. Aktualisht bullgari i ri është i 135 në ranglistën botërore për të rinj. Njerëzit, tek të cilët mbështetet dhe gjithmonë ndjek këshillat e tyre janë 3 trajnerët e tij - Grigor Kostov, Kirill Simeonov dhe Aleks Martinski.
“Nëna ime më regjistroi për të marrë mësime në tenis akoma në kopsht. Aty unë grumbullova përvojë dhe vendosëm të marrë pjesë në disa turne. Me kalimin e kohës derisa mundja e kuptova se tenisi do të jetë një pjesë nga jeta ime. Tenistët e mi të dashur janë Gaеl Monfils dhe Novak Gjokoviç. U bëra një tifoz i Monfilsit pas një ndeshje të tij demonstrative me Grigor Dimitrovin. Atëherë ai më ftoi të luaj disa minuta me të në teren dhe për mua ky qe një moment shumë special. Po kështu ai është shumë më i ndryshëm nga lojtarët e tjerë dhe të gjithë mahniten nga loja e tij. Ai pëson lëndime të shumta dhe pavarësisht nga kjo mbetet një nga më të mirët në tenis. Kurse Gjokoviçin e pëlqej akoma qëkurse qesh i vogël, sepse është shumë luftues, tregon emocione në terren dhe pavarësisht nga kjo mundet që ta kontrollojë veten dhe të jetë për shumë vjet numër një. Gjokoviç pa dyshim që është idhulli im. Ëndrra ime është të luaj kundër tij dhe ta mund”.
Terzievi e ndien se tenisi kërkon një përkushtim të madh dhe sakrifica - një nga të cilat është e lidhur me arsimin - pavarësisht nga mesatarja e tij e shkëlqyer, gjatë këtij viti është duhej të kalonte drejt formës individuale të arsimit, që të mund t’i sigurojë vetes një kohë optimale për stërvitje. Ai nuk fsheh se ka hasur vështirësi, por besimi i tij i madh në vetvete dhe ëndrrat e tij të mëdha e ndihmojnë të vazhdojë të ecë përpara:
“Qe tepër e ngarkuar të shkoj në shkollë, pas së cilës të stërvitem me këmbëngulje, kurse pas kësaj të shkruaj detyra dhe të përgatitem për provimet e kontrollit. Prandaj e ndërmora këtë hap-që të stërvitem më shumë për turnetë dhe për të arritur një nivel të lojës, e cila të më lejojë të jem një nga më të mirët në këtë sport. Asnjëherë nuk do të harroj dy ndeshje të mia. Njëra është kur qesh 12 vjeç dhe munda me 7:6, 6:7, 7:6, ku ndeshja vazhdoi katër orë e gjysmë. Kurse ndeshja ime tjetër e vështirë qe sivjet, kur u klasifikova në finalin në Timisoara - Rumani. Kisha një dëshirë të madhe të fitoj, por duhej që të kontrolloja veten dhe të mbetesha i qetë dhe gëzohem se munda ta bëj dhe të fitoj.”
Deri në fund të vitit Simeon Terziev do të ketë akoma dy turne të tjerë në kategorinë ITF J2, të cilat do të zhvillohen në Izrael, si dhe një përgatitje për pjesëmarrje në Australian Open. Qëllimi i tij bazë është klasifikim mes 50 të parëve në ranglistën botërore mot. Kjo mund të jetë premisë për pjesëmarrjen e tij në turnirët e meshkujve dhe një kalim real nga tenisi i të rinjve drejt tenisit të meshkujve.
“Akoma si i vogël dua që të bëhem një tenist profesionist. E di se do të ketë vështirësi të shumta, por ka dhe shumë kënaqësi nga fitoret e arritura.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..