Kushte më të mira jetese, më shumë vende të reja pune dhe rikthim i njerëzve të rinj – për këtë votojnë sot shumica e banorëve të vendbanimeve të vogla të Bullgarisë. Në mbi gjysmën e bashkive të qarkut Kërxhali (Bullgari Jugore) ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, tregojnë të dhënat e komisioneve zgjedhore bashkiake në rajon, informoi BNR – Radio Kërxhali. Një prej tyre është fshati Pripek. Për shkak të mungesës së punës shumica e njerëzve të rinj janë larguar. “Gratë mund të punojnë në një punishte në qytetin e afërt Xhebel, por për burrat nuk ka punë – komentojnë vendasit. – Duhet të hapen vende të reja pune për të rinjtë, përndryshe fshati do të zbrazet krejtësisht”.
Në fshatin e qarkut të Kërxhalit Drangovo gjendja është e njëjtë. “Është e trishtueshme, por tashmë pothuajse nuk ka njerëz të rinj. Të gjithë nisen për në qytetet e mëdha, ose jashtë vendit”, na tregoi Cvetana Topçieva, mësuese fëmijësh në Drangovo. Ajo qetësohet me faktin se ende nuk janë mbyllur shkolla dhe kopshti i fëmijëve për shkak të mungesës së fëmijëve.
Për zgjedhjet interesohen si njerëzit në Drangovo dhe Pripek, ashtu dhe ata në fshatrat e tjera të rajonit të Kërxhalit. Zgjedhësit shpresojnë që kryebashkiakët e rinj të punojnë në sinkron, që të mos ikin njerëzit dhe jeta të përmirësohet, të riparohet infrastruktura rrugore dhe ujësjellësit e vjetër.Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..
Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..
Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull...
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të..