Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u prezantua në Ekspozitën Ndërkombëtare Saudi Agro-Food 2019

Foto: arkiv

Në edicionin e 38-të të ekspozitës ndërkombëtare për produkte ushqimore, përbërës dhe teknologji Saudi Agro-Food, që u mbajt nga 21 deri më 24 tetor në Riad të Mbretërinë e Arabisë Saudite u prezantuan më se 380 firma nga 34 shtete. Herën e dytë Bullgaria u përfshi me një stendë të prodhuesve të bulmetrave, të mishit, të mjaltit, të frutave të ngrira etj.

Ministria e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve bënë gjithçka të mundshme për inkurajimin e eksportit të mallrave bujqësore bullgare për Mbretërinë e Arabisë Saudite” tha zëvendës ministri i bujqësisë, ushqimeve dhe pyjeve Janko Ivanov në Riad. Sipas të dhënave paraprake në periudhën janar-qershor 2019 eksporti i mallrave bujqësore bullgare për tregun saudit u rrit me 7 për qind mbi bazë vjetore. Pritet në kohë të afërt të regjistrohet një Kompani Bullgaro-Saudite për Zhvillimin e Investimeve me sëli në Sofje, njoftuan nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve. Krijimi i saj u kontraktua në një memorandum për bashkëpunim në përpunimin e drithërave, kulturave vajore dhe foragjereve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD