Po të doni të dëgjoni muzikë të bukur, si dhe interpretues të frymëzuar mund të shkoni në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov”, por do të duhet të ndani mjaft kohë - koncertet janë të shumta dhe interesante. Gjatë viteve të fundit kjo vepruimtari në Akademinë Kombëtare Muzikore është më aktive se kurrë, por studentët e përballojnë dinamikën. Një dëshmi për këtë janë projektet e shumta për të cilat na tregon zëvendës rektorja profesoresha doktor Borisllava Taneva:
Sipas traditës çdo të mërkurë janë koncertet e Orkestrës Simfonike të Akademisë. Gjithnjë e më shpesh solistë janë studentët tanë të huaj, kurse së shpejti do të na vijnë për vizitë partnerët tanë shumëvjeçarë nga Shkolla e Lartë e Arteve Zürcher Hochschule der Künste në Cyrih, klasa e së cilës e dirigjentëve zhvillon koncerte në sallën tonë një herë në çdo semestër. Një ngjarje tjetër interesante është “Bas festi” Akademik, sivjet me një pjesëmarrje ndërkombëtare. Kjo është një iniciativë e shkëlqyer e katedrës për Instrumente me tela. Në skenën e Akademisë u ngjitën Roman Patkoló, Ljubinko Llaziç, të cilët zhvilluan klasa të mjeshtërisë. Do të zhvillohet dhe konkursi “talente të reja” për kontrabas-nxënës deri në moshën 19 vjeçe. Një aksent tjetër në programin tonë të koncertit është festivali “Ditë të violës” (nga data 23 deri më 25 tetor), i cili prezanton emra prijësë në “botën e violës”. Studentët nga fakulteti vokal marrin pjesë aktive në shfaqje të teatrove të operës tek ne. Kolegët organizojnë dhe një konkurs akademik. Në mesin e muajit nëntor do të na vijë për vizitë këngëtarja e operës me famë botërore Krasimira Stojanova, e cila do të zhvillojë një klasë mjeshtërie dhjetëditëshe.
Nga profesoresha Taneva morëm vesh se disa nga koncertet në Festivalin e muzikës klasike braziliane në Bullgari janë në Akademinë Kombëtare Muzikore me pjesëmarrjen e pedagogëve të njohur.
Gjatë këtyre ditëve filloi të funksionojë platforma më e re e interrnetit „Studentum operascripta”. Bashkë me “Allmanah” - revista jonë shkencore, ajo u jep mundësi studentëve nga të gjitha degët të publikojnë punime të tyre, duke stimuluar paraqitjen dhe në sferën shkencore” - shton profesoresha Taneve. Kemi kontakte shumë të mira me institucionet tona kulturore në kryeqytetet evropiane - “Vitgenshtajn” në Vjenë, “Boris Hristov” në Romë e të tjera. Do të zhvillohet dhe dëgjimi tradicional për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë koncerte jashtë vendit dhe do të arsimohen nga specialistët e huaj. Dua të nënvizoj se kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Filarmoninë e Sofjes. Nxënësit tanë zhvillojnë koncerte me këtë orkestër prestigjioz në sallën “Bëllgaria”, pas një dëgjimi, kuptohet. Me ndihmën e Ministrisë së Kulturës realizojmë projekte të mëdha, kushtuar 110 vjetorit nga lindja e Panço Vlladigjerovit. Koncerti me krijimet emblematike të kompozitorit, me të cilin hapëm vitin mësimor, do ta përsërisim në Festivalin e artit për opera dhe balet në qytetin Stara Zagora gjatë muajit dhjetor.
Ngjarjet e tjera, të cilat i kushtohen patronit të Akademisë Kombëtare Muzikore janë “Lexime Pranverore”, një dekoratë në emër të tij për studentë ose doktorantë, të cilët kanë treguar arritje të mëdha në specialitetin e tyre, si dhe një inaugrim festiv i një busti-skulpturë të kompozitorit. Do të zhvillohet dhe paraqitja e një libri mjaft të vlefshëm, në të cilin janë mbledhur mendime dhe intervista të pianistit të njohur Alexis Weissenberg, i cili ka lindur në Bullgari, dhe i cili ka qenë jashtëzakonisht i lidhur me Panço Vlladigjerovin.
Mundohemi që studentët nga të gjitha degët të marrin një përgatitje të vlefshme, që të mund të përfshihen me guxim në këtë, e cila i pret pas përfundimit të studimeve - tregon akoma profesoresha Taneva. Unë vet jam shumë falënderuese se takova në kohën e duhur njerëzit e vërtetë dhe të dukur. U jam e detyruar Xhulia Ganevës, Milena Kurtevës, Xhejkëb Latejner, Ludovig Hofman e të tjerë. Sipas meje thelbi i jetës është në transmetimin e përvojës. Kurse studentët e Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov kanë mundësi të mësohen nga emrat e njohur dhe të zhvillojnë cilësitë e veta në projekte të larmishme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..