Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi Ivan Geshevin kryeprokuror të ri. Zëvendës kryeprokurori i deritanishëm ishte kandidati i vetëm për postin. Ai fitoi 20 vota “pro” dhe 4 “kundër” në votimin e 24 magjistratëve të lartë.
Dëgjimi në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pyetjet drejtuar Ivan Geshevit vazhduan më se 10 orë dhe u shoqëruan me bllokimin e qendrës së Sofjes nga demonstruesit. Një grup protestuesish përkrahte Geshevin, ndërsa një grup tjetër hidhte poshtë kandidaturën e zëvendës kryeprokurorit të deritanishëm.
Nuk e di të më mbështesin qarqe politiko-oligarkike. Kështu Iu përgjigj Ivan Geshevi në procedurën e dëgjimit pyetjes a ka përkrahjen e subjekteve të tilla. Ai shtoi se nuk njeh oligarkë dhe nuk do të lejojë që të ketë “çadër” mbi asnjërin.
“Erdhi koha në të cilën në krye të Prokurorisë të qëndrojë prokuror”, tha kryeprokurori i tanishëm Sotir Cacarov në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke shpjeguar pse e përkrahu zëvendësin e tij të deritanishëm në votim. Nga ana e vet kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit Llozan Panov nuk fshehu se votoi “kundër”, sepse “mungesa e konkurrencës në këtë procedurë na privoi nga mundësia të njihemi me konceptin për zhvillimin e prokurorisë edhe të kandidatëve të tjerë dhe kështu në një mjedis pluralist të vlerësojmë saktë cilësitë e kandidatëve.”
Më 22 korrik 2019 kandidatura e Ivan Geshevit u bë e vetmja për postin e kryeprokurorit të përkrahur edhe nga Sotir Cacarovi. Emri i Ivan Geshevit u dëgjua në hapësirën publike kryesisht me aktakuzën në procesin për falimentimin e Bankës Korporative Tregtare në të cilën i pandehuri kryesor është Cvetan Vasilevi i cili fshihet në Serbi.
Sipas Kushtetutës kryeprokurori emërohet dhe çlirohet nga presidenti me propozim të plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për një afat shtatëvjeçar pa të drejtën e zgjedhjes së dytë. Presidenti nuk mund të refuzojë emërimin ose çlirimin në rast se propozimi bëhet herën e dytë. Kryeprokurori i ri duhet të hyjë në detyrë jo më vonë se 10 janari i vitit 2020, kur përfundon mandati i Sotir Cacarovit.
GERB do të bëjë çdo përpjekje për të formuar një qeveri të rregullt me mandat të plotë qeverisës. Këtë e deklaroi sot në mëngjes gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së në Bullgari, lideri i partisë Bojko Borisov. Këtë ai e bëri të ditur në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, duhet të përgjigjet qartë nëse ai do ta largojë Deljan Peevskin nga shoqëria e tij dhe do t'i rikthehet zhvillimit evropian të Bullgarisë, apo do të punojë me Deljan Peevskin dhe do ta çojë Bullgarinë drejt një..
Sulmi ndaj zgjedhjeve është gjithashtu një sulm ndaj sigurisë kombëtare. Me këto fjalë nënpresidentja Ilijana Jotova komentoi pyetjet e bëra nga presidenti Rumen Radev për drejtësinë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Që në fillim të..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev...
Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të..