Katër vite më parë pianisti Vasill Spasov krijoi formacionin e vet fënki-fjuzhën (funky fusion) me emrin Funkallero. Në të ai ftoi muzikantët e afirmuar bullgarë – Dimitër Ljolev (saksofon), Mirosllav Ivanov (kitarë), Radosllav Sllavçev – Riverman (bas) dhe Georgi Markov (bateri). Në vitin 2015 më 1 tetor – Ditën Ndërkombëtare të Muzikës grupi prezantoi albumin e vet të parë Funkallero. Sivjet, prapë më 1 tetor, promovoi projektin e dytë titulluar Sci-Funk. Më shumë hollësi sjell krijuesi i grupit dhe autor i pjesëve në album Vasill Spasov:
“Albumi i është kushtuar mikut tonë Vasko Parmakov, të cilin e respektuam shumë si njeri dhe si muzikantë. Krijova dhe një kompozim kushtuar Bill Evansit – “Balladë për Bill”. Të mos harrojmë se emrin e formacionit e huazuam nga pjesa e tij Funkallero. Ai i dha shumë muzikës xhaz dhe kështu ne shprehim respektin tonë ndaj talentit të tij. Përsa i përket emrit të albumit të ri Sci-Funk, pasi përkthimi fjalë për fjalë nuk tingëllon mirë në bullgarishten, vendosa që ai të jetë “Teoria e fënkut”. Ne jemi një formacion fjuzhën dhe ne e pranojmë muzikën në mënyra të ndryshme. Secili prej nesh ka përvojë muzikore dhe e thyen xhazin përmes shikimit të vet. Ja përse kolegët e mi e trajtojnë edhe pjesët e krijuara prej meje në mënyrë profesionale dhe i thyejnë përmes shijes dhe estetikës së tyre individuale muzikore. Ky është shkaku për të cilin muzika ime tingëllon në këtë mënyrë kur jemi në këtë përbërje. Kjo është teoria jonë e fënkut. Ky është edhe titulli i pjesës së parë në album Sci-Funk.”
Albumi përmban 9 pjesa prej autori të krijuara nga Vasill Spasovi, por në aranzhimin e tyre u përfshin edhe pesë muzikantët e grupit. Kompozimet gërshetojnë ritmikën e fënkut, me balade, elemente rok dhe ritmet relaksuese të fjuzhënit. Fletoren shoqëruese të albumit u realizua nga Dimitër Trajçevi.
Pas Sofjes, albumi do të prezantohet në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa më 31 tetor adhuruesit e grupit do të kenë mundësi ta dëgjojnë në qytetin Pllovdiv në kuadrin e xhaz festës. Vasill Spasovi është me shpresë se gjatë vitit 2020 bashkë me kolegët muzikantë në grup do të arrijnë të prezantojnë album edhe në skena të tjera në vendin tonë dhe jashtë shtetit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..