Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Funkallero me album të ri Sci-Funk

Foto: arkiv personal

Katër vite më parë pianisti Vasill Spasov krijoi formacionin e vet fënki-fjuzhën (funky fusion) me emrin Funkallero. Në të ai ftoi muzikantët e afirmuar bullgarë – Dimitër Ljolev (saksofon), Mirosllav Ivanov (kitarë), Radosllav Sllavçev – Riverman (bas) dhe Georgi Markov (bateri). Në vitin 2015 më 1 tetor – Ditën Ndërkombëtare të Muzikës grupi prezantoi albumin e vet të parë Funkallero. Sivjet, prapë më 1 tetor, promovoi projektin e dytë titulluar Sci-Funk. Më shumë hollësi sjell krijuesi i grupit dhe autor i pjesëve në album Vasill Spasov:

Albumi i është kushtuar mikut tonë Vasko Parmakov, të cilin e respektuam shumë si njeri dhe si muzikantë. Krijova dhe një kompozim kushtuar Bill Evansit – “Balladë për Bill”. Të mos harrojmë se emrin e formacionit e huazuam nga pjesa e tij Funkallero. Ai i dha shumë muzikës xhaz dhe kështu ne shprehim respektin tonë ndaj talentit të tij. Përsa i përket emrit të albumit të ri Sci-Funk, pasi përkthimi fjalë për fjalë nuk tingëllon mirë në bullgarishten, vendosa që ai të jetë “Teoria e fënkut”. Ne jemi një formacion fjuzhën dhe ne e pranojmë muzikën në mënyra të ndryshme. Secili prej nesh ka përvojë muzikore dhe e thyen xhazin përmes shikimit të vet. Ja përse kolegët e mi e trajtojnë edhe pjesët e krijuara prej meje në mënyrë profesionale dhe i thyejnë përmes shijes  dhe estetikës së tyre individuale muzikore. Ky është shkaku për të cilin muzika ime tingëllon në këtë mënyrë kur jemi në këtë përbërje. Kjo është teoria jonë e fënkut. Ky është edhe titulli i pjesës së parë në album Sci-Funk.

Albumi përmban 9 pjesa prej autori të krijuara nga Vasill Spasovi, por në aranzhimin e tyre u përfshin edhe pesë muzikantët e grupit. Kompozimet gërshetojnë ritmikën e fënkut, me balade, elemente rok dhe ritmet relaksuese të fjuzhënit. Fletoren shoqëruese të albumit u realizua nga Dimitër Trajçevi.

Pas Sofjes, albumi do të prezantohet në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa më 31 tetor adhuruesit e grupit do të kenë mundësi ta dëgjojnë në qytetin Pllovdiv në kuadrin e xhaz festës. Vasill Spasovi është me shpresë se gjatë vitit 2020 bashkë me kolegët muzikantë në grup do të arrijnë të prezantojnë album edhe në skena të tjera në vendin tonë dhe jashtë shtetit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra e Dhomës së Radios Bavareze

Ansambli i Dhomës së Radios Bavareze po viziton Sofjen për Pashkë

Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..

botuar më 25-04-13 6.00.PD

"A beson" - një projekt blues nga Angell Djullgerov

Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..

botuar më 25-04-11 1.55.MD
Svetlin Rusev

Svetlin Rusev – virtuozi botëror që dëshiron shumë të jetojë në… Bullgari!

Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..

botuar më 25-04-10 8.05.MD