Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itineraret krijuese të piktores Rada Jakova

Suksesi i arritur për një piktor sipas Rada Jakovës nuk matet me numrin e pikturave të shitura, por me faktin se deri në çfarë shkalle ai ka arritur të zhvillojë individualitetin e vet personal në art. Rada është bullgare, e cila prej viteve jeton dhe krijon jashtë shtetit. Përpara ca kohe ajo tregoi ekspozitën e vet të parë tek ne pas prezantimeve në një varg galerish prestigjioze në Pragë, Amsterdam, Hagë, Nju Jork,Vjenë dhe Londër.

Në “Shtëpinë e Sofjes” u ekspozuan piktura të autores, të cilat i kushtohen gruas moderne, të pikturuara në periudhën 2017-2019 me një teknikë të përzier, akril dhe vaj mbi bazën e ujit, të bashkuar nën emrin e përgjithshëm “Prelud”. Rada Jakova ka përfunduar Gjimnazin për Arte Figurative në Sofje, kurse në Vjenë ka mësuar pikturë në Universitetin për Artet e Aplikuara. Prej 7 vjetëve po ndërton karrierë në Holandë. Thotë se fare nuk ka qenë e lehtë të bëjë ekspozitë në Sofje nga një këndvështrim thjesht logjistik, sepse pikturat e saj janë të mëdha dhe është shumë e vështirë të transportohen në distanca të mëdha. E ka pranuar ftesën si një kompliment lidhur me artin e saj.

Unë pikturoj piktura dhe gjithmonë citoj një nga profesorët e mi, i cili thoshte se piktori i vërtetë pikturon me furçë të madhe – thotë Rada Jakova dhe vazhdon: Atelieja ime e parë qe e madhe rreth 70 metra katrorë. Nuk e dija se çfarë të bëja brenda dhe vendosa të krijoj piktura të mëdha. Asnjëri nuk më tha se nuk do të mundem – ky është një motivacion i madh. Fillova të pikturoj piktura të mëdha, por ato transportohen me vështirësi, shiten vështirë, por nga ana tjetër ky është pasioni im. Kohët e fundit mundohem të dalë nga pëlhura e pikturës, kam vendosur të përdor ndonjë media, për shembull video, e bëj si një eksperiment për veten time.


Gruaja është tema ime bazë. Çfarëdo që të pikturoj e transmetoj përmes gruas. Kjo temë më emocionin qëkurse jam dhe unë vetë nënë. Çdo gjë me të cilën ndeshet një grua në këtë botë më emocionon – rolet, të cilat i luajmë në botën sociale, që të mund të jemi nëna, amvise, të mund të jemi shumë të bukura, por dhe të jemi shumë të mira dhe punëdashëse njëkohësisht. Këto janë gjithë klishe, por prapë së prapi i ndjekim. Unë revoltohem kundër tyre, por në luftën tonë të jemi të barabarta me burrat, gjithsesi nuk duhet të harrojmë se bukuria dhe pamja tërheqëse dhe joshëse janë forca më e madhe e gruas. Dhe në këtë mënyrë e prezantoj gruan në pikturat e mia – e fortë, tepër e lezetshme dhe e bindur në vetvete. Këto gjëra plotësojnë njëra-tjetrën. Shpresoj që të kem lënë dhe pak hapësirë, që të mundet spektatori të fusë mendime personale, ndjenja dhe ide mbi pikturat e mia.

Aktualisht, bashkatdhetarja jonë punon në Galerinë Mbretërore të Pikturave në Hagë. Aty organizon ngjarje dhe aktivitete kulturore për të huajt, të cilët flasin gjuhën angleze, të cilët janë gjysma e banuesve të qytetit. Përveç kësaj veprimtarie organizuese, Rada bën dhe punishte për fëmijët.

Gjëja tjetër të cilën po e bëj është të pikturoj në atelienë time – shton piktorja. Zhvilloj ekspozita, fare nuk është gjë e lehtë, por sistemi e lejon. Në shkolla të vjetra, të cilat duhet të rrëzohen, u japin mundësi piktorëve të zhvillojnë imagjinatën e vet nëpër mure. Kam një klasë të shkëlqyer mësimi, aty mund të bëj rrëmujë dhe të ndot aq sa dua unë. Holanda më mësoi me shumë gjëra, drejtimi në të cilin kam ndryshuar është se jam bërë shumë më e hapur ndaj çdo një njeriu, pak më tolerante. Ardhja ime tani në Bullgari përkoi me angazhime të shumta, sepse përpara ekspozitës u ktheva nga një aktivitet tjetër në qytetin Burgas. Gjatë këtyre udhëtimeve u njoha me kolegë të shumtë, kurse kjo më gëzon shumë. Gjithmonë kam ëndërruar që piktorët të kenë po këto cilësi – të jenë njerëz të hapur, bohemë të shkëlqyer. Ajo, të cilën e pash prej tyre më pëlqen shumë dhe shumë emocionohem nga fakti se jam në Bullgari. Piktorët bullgarë janë në një nivel botëror.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @ArtHouseSofia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD