Në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u inaugurua ekspozita “Tungjatjeta, emri im është Tirana!” Ekspozita prezanton 40 fotografi të vjetra të Tiranës që nga viti 1920 kur ajo u bë kryeqytet i Shqipërisë dhe përfshin periudha të ndryshme të zhvillimit të kryeqytetit. Fotografitë janë siguruar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, ndërsa aktiviteti realizohet në bashkëpunim mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Universitetit të Sofjes.
Zëvendësrektori i Universitetit doc. dr. Georgi Vëllçev përshëndeti të pranishmit duke shprehur kënaqësinë e vet për paraqitjen e ekspozitës interesante në godinën e Universitetit të Sofjes.
Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, Shkëlqesia e saj Donika Hoxha, vuri në dukje nga ana e vet se Tirana është themeluar që në vitin 1614 dhe rikujtoi shkurtimisht momentet më të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ambasadorja u kushtoi vëmendje monumenteve të rëndësishme historike të qytetit, bulevardeve të mëdha dhe shesheve të Tiranës, godinave të institucioneve kulturore, duke përmendur emrat e arkitektëve të cilët kanë kontribuuar për pamjen e sotme të qytetit.
Ekspozita mund të shihet deri më 25 tetor 2019.Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..