Bullgaria ka nevojë për dialog të hapur dhe me dobi të ndërsjellë me Rusinë, në të cilin në vend të parë do t’i vendosim interesat kombëtare dhe politikën e përbashkët të BE-ës dhe NATO-së. Këtë e deklaroi Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në një intervistë për Agjencia TASS para vizitës së saj në Moskë më 21 tetor. Ajo shprehu shpresë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë vendin tonë në vitin 2020, sepse kjo do t’u japë hov marrëdhënieve bilaterale.
“Shteti bullgar dëshiron ta zgjerojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në fushën e turizmit, sepse ajo është një partnere e rëndësishme e Bullgarisë në këtë sektor”, nënvizoi Zaharieva. “Siguria energjetike e shtetit tonë mbetet një nga prioritetet strategjike të qeverisë bullgare”, tha gjithashtu Ekaterina Zaharieva.
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..