Një javë pasi Turqia filloi operacionin e vet të tretë ushtarak në pjesën veriore të Sirisë, këtë herë në perëndim të lumit Eufrat, shqetësimet në lidhje me situatën e komplikuar u bënë arsye për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Bullgarisë. Pas përfundimit të Këshillit Kryeministri Bojko Borisov ishte kategorik se operacioni ushtarak duhet të ndërpritet për shkak të rrezikut të madh të katastrofës humanitare. Borisovi, i cili më herët deklaroi se vendet duhet t’i ndërpresin akuzat kundër Turqisë, akoma një herë nënvizoi se fqinja jonë jugore i plotëson të gjitha angazhimet e saj të lidhura me marrëveshjen me Bashkimin Evropian. Dhe paralajmëroi se si anëtare e NATO-së Turqia mund të kërkojnë aktivizimin e nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut (“Palët bien dakord se një sulm i armatosur kundër një apo më shumë prej tyre në Evropë apo në Amerikën e Veriut do të quhet si sulm kundër të gjitha atyre dhe si pasojë bien dakord që, nëse ndodh një sulm i tillë, secila nga ato, në ushtrim të të drejtës së vetëmbrojtjes kolektive apo individuale të njohur nga Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën apo Palët e sulmuara”).
“Radio Bullgaria” kërkoi për koment Ambasadorin e Turqisë në Sofje Hasan Ulusoy. Ja se si diplomati i përgjigj pyetjes për këtë a ishin të pashmangshme veprimet ushtarake në Siri nga pikëpamja e Ankarasë:
"Pasi ISIS-i në njëfarë mase ishte neutralizuar doli një problem tjetër me PYD (Partia Bashkimi Demokratik Kurd) dhe YPG (Njësitë për Mbrojtjen e Popullit), i cili është kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, për tërësinë tonë territoriale dhe për njerëzit në regjion. Bëmë përpjekje të mëdha, zhvilluam konsultime me aleatin tonë SHBA, por nuk arritëm rezultatin e dëshiruar. E gjithë kjo rezultoi fillimin e operacionit në mënyrën në të cilën ai ishte nisur. Dëshira jonë ishte që ai të zhvillohej bashkë me aleatët dhe më në veçanti me SHBA, por pasi nuk morëm përkrahje, filluam veprimet ushtarake në përputhje me rregullat e OKB-së”.
Ambasadori Ulusoy deklaroi se vazhdimësia e operacionit varet nga ecuria e veprimeve luftarake. Sipas fjalëve të tij në këtë situatë Turqia ka dy qëllime kryesore:
"Në vend të parë objektiva është pastrimi i rajonit nga elementet terroriste, të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe tërësinë tonë territoriale dhe krijimi i zonës së sigurisë me gjerësi 30-35 kilometra. Në etapën e dytë do të inkurajojmë kthimin sipas parimit vullnetar të refugjatëve në këtë zonë të sigurisë, të cilët po ndodhen në territorin e Turqisë. Parashikojmë kthimin e 1-2 miliona vetave”.
Ambasadori turk shtoi se sigurimi i mundësisë për kthimin në atdheun e tyre të aq shumë njerëzve me siguri do të lehtësojë situatën me migrantët në Turqi dhe prandaj shteti i tij është gati, me përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar, të investojë në infrastrukturën përkatëse në zonën e shkatërruar nga lufta.
Reagimet ndërkombëtare të lidhura me operacionit të quajtur “Burimi i Paqes” me përjashtime të vogla, janë tepër kritike. Ambasadori Ulursoy i komentoi kështu:
"Po bëjmë përpjekje t’i shpjegojmë qëllimet e operacionit, por ka shtete, të cilat nuk dëshirojnë të na kuptojnë për këtë se bëhet fjalë për vetëmbrojtje në përputhje me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Sulmi terrorist i 11 shtatorit ishte kundër një qyteti dhe atëherë komuniteti ndërkombëtar e aktivizoi këtë nen për të filluar operacionin përkatës. Në të njëjtën kohë e kemi dispozitën për mbrojtjen kolektive të nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, në bazë të të cilit ne atëherë e përkrahëm aleatin tonë SHBA. Po presim të njëjtin solidaritet, por për fat të keq tani për tani nuk e marrim".
Ambasadori turk në Sofje tha se thirrja e Bullgarisë për qasje konstruktive në marrëdhëniet me Turqinë miratohet në Ankaraja dhe nënvizoi se bashkëpunimi bilateral në fushën e sigurisë është shumë konstruktiv.
"Deklarata e Kryeministri Borisov ishte një paralajmërim i rëndësishëm për shtetet e tjera të BE-së që të ndërpresin akuzat e vazhdueshme. Ministrja Zaharieva gjithashtu bëri përpjekje në këtë drejtim në Këshillin e Punëve të Jashtme në Starsburg. Për ne është me rëndësi të madhe se një shtet- anëtar i BE-së e kupton pozitën tonë. Përshëndesim dhe deklaratat e balancuara dhe konstruktive të përfaqësuesve bullgarë. Bashkëpunimi është me dobi të ndërsjellë”, tha Ambasadori i Republikës së Turqisë në Sofje Hasan Ulusoy në intervistë për Radio Bullgarinë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..