Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po diskutohet aktivizimi i marrëdhënieve Bullgari – Kamboxhia

| rinovuar më 19-10-16 5.53.MD
Foto: BGNES

Për vizitë në Bullgari është Kryeministri i Kamboxhias Huan Sen. Kryeministri bullgar Bojko Borisov diskutoi me mysafirin aktivizimin e lidhjeve ekonomike bilaterale, inkurajimin e kontakteve të biznesit ndërmjet të dyja vendeve, zhvillimin e investimeve dypalëshe.

Pala bullgare deklaroi gatishmëri për veprime të përbashkëta në zhvillimin regjional dhe punimet publike, mbrojtjen e mjedisit dhe përgatitjen e specialistëve në fushën e energjetikës.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva shqyrtoi me Kryeministrin e Mbretërisë së Kamboxhias Samdech Techo Hun Sen zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes Bullgarisë dhe Kamboxhias. Ka një interes të konsiderueshëm nga ana e biznesit bullgar për zhvillimin e lidhjeve tregtare me Kamboxhian, nënvizoi Ministrja Zaharieva. Për vitin 2018 këmbimi i mallrave mes dy vendeve kap shumën 6.2 mln dollarë dhe konstaton një rritje prej 12.7%  kundrejt vitit 2017. Është regjistruar rritje prej 161.5% në eksportin bullgar, i cili kap shumën 3.4 mln dollarë amerikanë për vitin 2017. Edhe të dyja vendet ishin unanimë se megjithë tendencat pozitive këmbimi tregtar nuk u përgjigjet mundësive të bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti Rumen Radev dhe Kryeministri i Mbretërisë së Kamboxhias Hun Sen diskutuan në Sofje perspektivat për bashkëpunim dypalësh ekonomiko-tregtar. Në takim mori pjesë edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova. Gjatë bisedimit u theksuan bujqësia dhe prodhimi i ushqimeve, farmacia, teknologjitë informative dhe ndërtimi si sfera me perspektive shumë të madhe. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është gjithashtu nënshkrimi në kuadrin e vizitës së Hun Senit në Bullgari i një Marrëveshjeje dypalëshe për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pensionistët britanikë mburren për jetën e tyre në Bullgari

Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill, një ish-mësues, tani pensionist, i cili me gruan e tij ka dy prona në Bullgari, merr kujdes më të..

botuar më 24-10-06 7.30.PD

Bullgarët preferojnë botën demokratike

Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup International Balkan mbi qëndrimet ndaj dy organizatave. Për BNR Përvan Simeonov, drejtor i agjencisë,..

botuar më 24-10-05 12.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD