Aplikimi për punë, asnjëherë nuk ka qenë një gjë aq e lehtë dhe e shpejt. Lidhja midis atyre të cilët kërkojnë dhe atyre të cilët ofrojnë punë është lehtësuar nga një aplikacion mobil, i përpunuar nga Cvetosllav Zahariev. Praktika dëshmon se parimi i kërkimit i platformës është jashtëzakonisht i efektshëm, kursen kohë dhe resurs njerëzor. Autori i idesë është një specialist i softuerit , i cili është kthyer në Bullgari pas diplomimit të tij në Skoci dhe pasi ka grumbulluar pak përvojë. Platformën nPloy ai e ka krijuar posaçërisht për tregun bullgar të punës, pasi e ka kuptuar se tek ne ka shumë vende pune të lira, të cilat mbeten të pazëna për shkak të paqartësive në shpalljet për punë ose thjesht sepse informacioni nuk arrin deri tek njerëzit e përshtatshëm. Synimi kryesor i Cvetosllavit ka qenë t’u japë shanse të barabarta kandidatëve për një pozitë të njëjtë, kurse kërkesat e punëdhënësit të jenë më transparente.
“I gjithë informacioni është paraqitur në ekranin e celularit dhe njeriu nuk duhet të luhatet midis shpalljeve të ndryshme” - sqaron Cvetosllavi. Sipas fjalëve të tij, çdonjeri mund t’i vendosë parametrat kryesorë për punën e dëshiruar dhe platforma automatikisht i zgjedh propozimet e përshtatshme.” nPloy nuk është diçka me të cilën merrem aktualisht, e krijova që të mund njerëzit të gjejnë më lehtë punë në çdo kohë dhe kudo”, thotë bashkatdhetari ynë:
“Mënyra e aplikimit është shumë e thjeshtuar, kërkohet vetëm një shtyrje e lehtë në të djathtë për shpalljet e miratuara. Të njëjtën gjë e bën dhe punëdhënësi – ai miraton kandidatët vetëm me një lëvizje mbi ekran. Në qoftë se interesat e punëdhënësit dhe aplikantit përkojnë, atëherë ata hapin bisedë (chat). Aty mund të komentojnë, të caktojnë intervistë dhe të këmbejnë informacion. Ajo të cilën dua ta arrij është të lehtësoj tregun e tanishëm të punës, sepse dhe unë si punëdhënës në Bullgarinë Veriperëndimore (një nga rajonet më të prapambetura në Bullgari) kuptova se ka shumë oferta për punë, më në veçanti për inxhinierë dhe specialistë në sfera të ndryshme. Por janë pak njerëzit seriozë dhe të motivuar. Ne duhet të pushojmë së ankuari, por të jemi më këmbëngulës dhe përgjegjës në çdo gjë, të cilën e bëjmë. Në qoftë se njeriu do diçka, gjithmonë mund ta arrijë, është çështje kohe dhe përpjekjesh.”
Sipas Cvetosllavit në Bullgari ka shumë njerëz të talentuar, të cilët kanë aftësi, por aftësitë e tyre nuk përdoren në mënyrë të plotë. “Frenimet, me të cilat përballemi këtu, u pengojnë njerëzve të rinj të shfaqin potencialin e tyre” - thotë sipërmarrësi:
“Për arsimin tim të lartë u nisa në Skoci, aty studioja dhe punoja njëkohësisht. Kërkoja punë në sajtet e specializuara dhe gjeta një vend pune, i cili më lejoi të mësoja dhe të kurseja. U ktheva në atdhe me idenë se në Bullgari mundësitë nuk janë prezantuar në mënyrën e duhurt. Kemi shtet, i cili mundohet të ndryshojë diçka, por akoma jemi larg objektivave, njerëzit e rinj akoma nuk mendojnë për Bullgarinë si për vendin, ku mund të zhvillohen në mënyrë të plotë. Mundohem që me punën time tek ne, t’u tregojë vërsnikëve të mi se, në Bullgari mund të ketë perspektivë, këtu ka mjaft. Vetëm duhet të punohet, të bëhen përpjekje, asgjë nuk bëhet pa mundim. Bullgari asnjëherë nuk ka pasur mundësi të tilla për përdorimin e përvojës së huaj, dijeve, udhëtimeve dhe stazheve, ashtu siç është tani. Zgjedhjen e bën secili për veten e vet, kurse arsyet për kthimin e të rinjve në Bullgari janë mjaft – tek ne ka punë kudo dhe për secilin. Problemet tona janë lidhur me mënyrën e të menduarit dhe pak nga pak i kapërcejmë. Unë personalisht ndihem i kënaqur, kur kontribuoj për shoqërinë, kur jam i dobishëm për veten time dhe për të ardhmen e të afërmve të mi dhe të shokëve të mi”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..