Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inceneratori në Sofje ngre pyetje pa përgjigje të qarta

Foto: BGNES

Djegia e mbetjeve në Sofje mendohet nga Komuna e Sofjes dhe “Ngrohja Qendrore Sofja” akoma që nga viti 2008. Që atëherë deri tani, bashkia nuk i ka parasysh zhvillimet pozitive në legjislacionin për menaxhimin e mbeturinave në Bashkimin Evropian, as në praktikat më të mira në vendet e veçanta si Italia, Sllovenia, Belgjika, të cilat janë prijëse sa i përket përqindjes së lartë të riciklimit. Prandaj deri në këtë moment djegia e  mbeturinave në qytet, në Termocentralin “Sofja” nuk miratohet nga qytetarët, të cilët shikojnë në të një plan jo të mirë, i cili do të çojë në humbje të energjisë, të lëndëve të para dhe të fondeve publike. Sipas kryeqytetasve është tepër absurd krijimi i një burimi tjetër i grimcave të imëta të pluhurit dhe lëndëve të tjera të dëmshme, duke pasur parasysh se edhe pa të ndotja e ajrit në qytet është tepër e lartë.Rreth projektit përveç problemeve ekologjike ka dhe probleme financiare. Mendohet se investimi do të kushtojë rreth 300 milionë leva, ku 140 milionë prej tyre do të jenë kredi nga Banka Evropiane e Investimeve, kurse të tjerat duhet të ofrohen nga  programin operativ “Mjedisi 2014-2020”.

“Ne do ta bëjmë impiantin në fjalë, do të vazhdojmë ndotjen e ajrit me lëndë të dëmshme toksike, kurse përveç kësaj do të paguajmë kredi -komenton ekspertja mbi politikat për klimën Antoaneta Jotova.Kërkesat  ndaj projekteve të këtij lloji në periudhën e tanishme programore deri në vitin 2020 janë një me siguri do të ndryshohen për periudhën tjetër që nis në vitin 2021. Prandaj tani lufta është që projekti të marrë financim në bazë të rregullave të vjetra. Por pas ndërtimit me nisjen e punës së inseneratoritdo t’i shkelim rregullat e reja dhe përsëri do të ketë  procedura dënuese, të cilat do të paguhen nga tatimpaguesit. Nga njëra anë ne do të jemi prekur financiarisht, kurse nga ana tjetër do të kërcënojmë shëndetin tonë ynë.

Projekti parashikon një uzinë (incenerator) për djegien e mbetjeve të përpunuara, me të cilën do të sigurohet një lëndë alternative djegëse - e ashtuquajtura RDF (Refuse-derived fuel). Ajo do të përdoret nga  “Termocentrali Sofja” në vend të gazit natyror dhe në këtë mënyrë shoqëria “Ngrohja Qendrore Sofja” do të kursejë midis 12 dhe 15 milionë euro në vit. Qëllimet e reja të Bashkimit Evropian deri në  vitin 2030  në fushën e menaxhimit të mbetjeve  përfshijnë detyrimisht mbledhjen e ndarë të plehrave dhe 65% riciklim. Në qoftë se Sofja do të bëjë këtë insenerator, nuk do të mund t’i arrijë këto qëllime, me qenë se do të duhet të djegim 50% (180 000 tonë) për vit nga mbetjet e Sofjes, sepse impianti  nuk do të mund të punojë me kapacitet më të ulët. Kjo do të thotë furnizimin e mbeturinave nga qytetet e tjera, por mbase do të digjet dhe llumi i ujërave të zeza të kryeqytetit. Pohimet se në qoftë se i djegim mbeturinat, nuk do t’i deponojmë po kështu janë të diskutueshme, sepse sipas ekspertëve gjatë djegies mbeten rreth 25% (36 000 tonë për vit) hi, të cilat do të duhen të deponohen. Një pjesë nga ky hi (22 tonë në ditë) është toksik dhe duhet të deponohet në depo të specializuara për mbetje të rrezikshme në Gjermani, gjë e cila detyrimisht i rrit shpenzimet dhe rrezikun prej incidenteve gjatë transportit. Djegia e mbeturinave (të ashtuquajturave RDF) nuk është përfshirë, as që është llogaritur si një burim i ri i ndotjes në të dyja programet radhazi për cilësinë e ajrit në Sofje për periudhën 2011-2020. Prandaj në qoftë se projekti nuk ndryshon, realizimi i tij jo vetëm se do të jetë në kundërshtim me politikat dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian duke e bllokuar mbledhjen e ndarë dhe riciklimin për dekada të ardhshme, por do të jetë një humbje ekstreme e parave dhe e resurseve publike. Përmes djegies do të asgjësohen dhjetëra mijë tonë lëndë të para të vlefshme(plastikë, letër, karton, tekstil, lëndë drusore, mbetje biologjike), të cilat mund të riciklohen, të kompostohen, ose të përdoren për prodhimin e gazit biologjik dhe të sjellin të ardhura, në vend të shpenzimeve. Lajmi i mirë është se akoma nuk ka leje për ndërtim dhe ndalimi i projektit është i mundshëm. Sipas Danita Zariçinovës nga Shoqata “Për tokën” mjetet mund të përdoren për alternativa shumë më të mira, të cilat nuk do të kushtojnë dhe kaq shtrenjtë:  

Ky me të vërtetë është një projekt i vjetërsuar –shton ajo dhe plotëson.Vjet parashtruam vizionin për drejtimin e mbeturinave në Sofje. Ai përfshin ndryshimin e plotë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave dhe të mbledhjes së mbeturinave.

Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë këshilltarë bashkiakë nuk e përkrahin projektin, kurse një pjesë prej tyre nisën një proces gjyqësor për refuzimin e një referendumi të mundshëm midis qytetarëve të Sofjes për ndërtimin e impiantit. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme inceneratori është dhe një nga çështjet të cilat aktivistët ekologjikë ua drejtojnë të gjithë kandidatëve për postin e kryetarit të bashkisë së Sofjes. Deri tani vetëm një prej tyre ka deklaruar se është kundër ndërtimit të instalimit.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD