Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Zografi Zahari” dhe disa premiera në Teatrin Operistik të Sofjes

Teatri Operistik i Sofjes e hap stinën e vet të re me premierën e operës “Zografi Zahari” të kompozitorit Marin Goleminovi në bazë të libretit të Pavell Spasovit. Shfaqjet janë dy – më 11 dhe 13 tetor. Mbase nuk do të mund të përfshijmë që të gjitha temat historike, estetike dhe moralo-etnike, të cilat i prek ky krijim. Nga njëra anë është personaliteti i Zaharij Hristoviçit - piktor ikonash nga shkolla e Samokovit, themelues i pikturës laike në Bullgari. Ai ka mbetur jetim dhe për të është kujdesur vëllai i tij më i madh Dimitër – një zograf i njohur, pronar i punishtes për pikturimin e ikonave, ku Zahari zka zhvilluar talentin e vet. Dimitër nuk ka pranuar shpirtin rebel të vëllait të tij më të vogël, kurse Zahari ka gjetur përkrahje tek Neofit Rillski – mësuesi i tij, me të cilin vite të tëra me radhë ka mbajtur korrespondencë. Si dhe tek bashkëshortja e vëllait të tij Hristianija, pas së cilës është dashuruar. Portreti i saj është një nga veprat e tij më të shquara laike.  Kur Hristianija është sëmurur nga tifoja, mjekët i kanë ndaluar që të gjithët të hyjnë në dhomën e saj. Zahari pasi e ka mësuar lajmin e keq menjëherë ka shkuar e dashura e tij. Sipas legjendës, për herë të parë ata kanë zbuluar ndjenjat e veta dhe Hristianija ka vdekur e qetësuar dhe e lumturuar. Pas ca kohe ka vdekur dhe Zahari.  

I tërhequr nga historia emociononte e zografit, Marin Goleminovi ka punuar mbi krijimin e vet gjatë periudhës së viteve 1970-71, por ka ndryshuar disa detaje nga historia. Në variantin e tij Zahari dhe Hristianija janë të fejuar, por janë ndarë për një periudhë të gjatë kohe, kurse ajo martohet me vëllain e tij, pavarësisht se vazhdon ta dojë deri në fund të jetës së saj.

Shfaqjet e para të operës janë reaklizuar në qytetet Sofja dhe Ruse. Skenograf i operës së re është Çavdar Gjuzelev djali i këngëtarit të shquar bullgar Nikolla Gjuzelevit, i cili është i pari që ka luajtur rolin e zografit. “Më kujtohet sesi këndonte dhe pikturonte në skenë... Një kujtim emocionues. Në shfaqjen e re u mbështeta tek thjeshtësia simbolet kryesore janë skela ( si një pjesë e pandarë nga jeta) dhe shkalla – simbol i lartësisë, por mbase dhe të zbritjes” –tha piktori në takimin, në të cilin  akademiku Pllamen Kartallov drejtori i Teatrit Operistik të Sofjes prezantoi ekipin e tij krijues. Me ftesë të tij regjisorja është Zornica Sofija. Atë e njohim para së gjithësh nga filmat e saj “Mila nga Marsi” dhe “Vojvoda”. Ako ka përfunduarAkademinë e Arteve dhe ka dhjetëra ekspozita tek ne dhe jashtë shtetit. Për punën e saj të parë si regjisore në fushën operistike ajo tregon:

"Më drejtonin gjëra të ndryshme. Për shembull përvoja ime personale. Qeshë 22- vjeçare kur me iniciativën time ishte rivendosur kisha në burgun Qendror të Sofjes. Punuam me kolegë dhe me të burgosurit. Një vit e gjysmë pothuajse nuk zbrisja nga skela. Tek unë mbeti kjo metaforë – zografi si një lidhje midis “botës së poshtme” të njerëzve dhe botës së gjërave të lartësuara. Kjo është historia e gjenezës së krijimit, për transformimin e energjisë së dashurisë në energji krijuese. Nuk mendoj se dashuria këtu është tragjike. Me të vërtetë heronjtë këmbehen në plan fizik, por në një plan shpirtëror ka një shkrirje të tillë... Dhe kjo çmenduri e Zaharit-ai vdes fare i ri, por lë pas vetes një krijimtari gjigante për nga sasia dhe tepër të fuqishme për nga ndikimi. Këto janë “leximet” e mia të temës. Kurse muzikën e Goleminovit e dashuroj pa masë - ajo është shumë ekspresive dhe është një sfidë e madhe për këngëtarët."

Mes interpretuesve janë të rinjtë Valentin Vatev, Nikollaj Vojnov( në rolin e Zaharit), Veselin Mihajllov (në rolin e Dimitrit), Sillvija Teneva, Stefani Krësteva dhe Hristiana Ignatova (në rolin e Hrristianijas). Dirigjenti është Velizar Gençev, kostumet janë vepër e Marta Mironskës, kurse koreografia – e Teodora Drumevës.

"Kur pash të gjithë ekipin, që të gjithë këta njerëz të rinj të mbledhur në një vend, të gjithë këtë energji dhe mënyrën në bazë të së cilës interpretojnë temën dhe e ndërmarrin muzikën, mendoj se do të formohet një shfaqje, të cilën Marin Goleminovi do ta pëlqente – tha Lili Goleminova, mbesa e kompozitorit. Ai i pëlqente eksperimentet, gjërat e spastruara, e tillë është dhe mënyra e punës e këtij ekipi. Përpara shfaqjeve publiku mund të shikojë ekspozitën, e cila i kushtohet para së gjithësh krijimeve muzikore dhe skenike të Marin Goleminovit. Gjetëm dokumente të reja dhe fotografi të lidhura me jetën dhe krijimtarinë e tij. Janë të renditur në hyrjen e operës, kurse disa nga pikturat janë të lidhura pikërisht me shfaqjet e “Zografit Zahari”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: operasofia.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD