Të gjesh një investitor, i cili është gati të sigurojë financim për kualifikim nuk është një detyrë e lehtë. Por pikërisht këtë arriti ta bëjë kompania bullgare Coursedot, e cila në vitin 2016 tërhoqi investim nga fondi Eleven, i financuar atëherë nga Fondi Evropian i Investimeve i Bashkimit Evropian. Mungesa e kuadrove në sektorin IT në tërë botën është problemi, mbi të cilin është përqendruar puna e kompanisë bullgare. Çdo gjë ka filluar në vitin 2013 pasi themeluesi i saj dhe drejtori ekzekutiv Teodor Panajotov është kthyer në Bullgari pas specializimit në Singularity University. Në moshën 20-vjeçare ai ka qenë një nga instruktorët më të rinj të certifikuar CCSI/ CCIE (certifikata më e lartë e Cisco-s). Atëherë klientët e mëdhenj korporativë kanë punuar me vetëm disa kompani për trajnim, të cilat nga ana e tyre kanë ofruar çmime tepër të larta për trajnime të njëjta. Për këtë arsye ai dhe ekipi i tij kanë krijuar një platformë me dhjetëra mijë trajnime të ndryshme. Pak nga pak kompania e Teodor Panajotovit zhvillohet dhe krijon mundësi të reja. Kështu është themeluar Coursedot Instructor Hub – një platformë që i bashkon instruktorët IT nga e gjithë bota, e cila u ofron atyre mundësi të shumta dhe të mira, të përshtatshme për kualifikimin e secilit praj tyre. Aktualisht kompania e bullgarit i këshillon korporatat e mëdha dhe i ndihmon jo vetëm në zgjedhjen e kursit dhe instruktorit të përshtatshëm, por dhe në organizimin e tërë procesit të kontrollit të cilësisë.
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..