Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani bullgare me platformë prijëse në botë për trajnime profesionale për sektorin IT

Foto: europa.eu

Të gjesh një investitor, i cili është gati të sigurojë financim për kualifikim nuk është një detyrë e lehtë. Por pikërisht këtë arriti ta bëjë kompania bullgare Coursedot, e cila në vitin 2016  tërhoqi investim nga fondi Eleven, i financuar atëherë nga Fondi Evropian i Investimeve i Bashkimit Evropian. Mungesa e kuadrove në sektorin IT në tërë botën është problemi, mbi të cilin është përqendruar puna e kompanisë bullgare. Çdo gjë ka filluar në vitin 2013 pasi themeluesi i saj dhe drejtori ekzekutiv Teodor Panajotov është kthyer në Bullgari pas specializimit në Singularity University. Në moshën 20-vjeçare ai ka qenë një nga instruktorët më të rinj të certifikuar CCSI/ CCIE (certifikata më e lartë e Cisco-s). Atëherë klientët e mëdhenj korporativë kanë punuar me vetëm disa kompani për trajnim, të cilat nga ana e tyre kanë ofruar çmime tepër të larta për trajnime të njëjta. Për këtë arsye ai dhe ekipi i tij kanë krijuar një platformë me dhjetëra mijë trajnime të ndryshme. Pak nga pak kompania e Teodor Panajotovit zhvillohet dhe krijon mundësi të reja. Kështu është themeluar Coursedot Instructor Hub – një platformë që i bashkon instruktorët IT nga e gjithë bota, e cila u ofron atyre mundësi të shumta dhe të mira, të përshtatshme për kualifikimin e secilit praj tyre. Aktualisht kompania e bullgarit i këshillon korporatat e mëdha dhe i ndihmon jo vetëm në zgjedhjen e kursit dhe instruktorit të përshtatshëm, por dhe në organizimin e tërë procesit të kontrollit të cilësisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD