Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njohuri të lashta janë koduar në fasadën e kishës në Prauzhda

| rinovuar më 19-11-22 12.59.MD

Simbole pagane, të cilat janë gdhendur në fasadën e një kishe të vogël fshatare, na çojnë drejt njohjes së koduar nga agimi i qytetërimit. Më vonë dhe bogomilët /ndjekësit e mësimeve të priftit bullgar Bogomill që jetoi gjatë kohës së mbretit Petër (927 – 969)/ i kanë lënë këtu shenjat dhe gjurmët e veta.

Simbolika e imazheve të njerëzve, kafshëve, luleve dhe kryqeve mbetet e paqartë, por shumica shikojnë në to tema, të lidhura me krijimin e universit dhe me synimin njerëzor për përsosmëri.


Në fshatin Prauzhda në Bullgarinë Veriperëndimore, disa kilometra larg qytetit Bellogradçik dhe shpellës “Magurata” ndodhet kisha “ Ngritja e Shenjtë e Krishtit”. Një pllakë e vënë në fasadën e ndërtesës së gurtë njënefëshe lajmëron se ajo është ndërtuar gjatë vitit 1855, kurse sipas legjendave të ruajtura dhe të thëna brez pas brezi në fshat, në themelet e saj janë futur pjesët e një tempulli tjetër më të vjetër. 5 kilometra larg Prauzhdës ka një kompleks manastiresh të ndërtuar disa shekuj përpara themelimit të Mbretërisë së Vidinit gjatë shekullit të 14. Në të ka pasur tri manastire, pranë të cilave në rreth janë vendosur akoma 30 shtëpi murgjish. Legjendat tregojnë se themeluesi i doktrinës dualiste të bogomilëve Veniamin (Bojan Maga) ka jetuar për një farë kohe në shpellën e afërt “Lepenica”.

Kisha është shumë interesante, sepse në të gjenden shtresat e disa kulturave dhe me simbolet mbi fasadën e vet ajo na kthen mijëvjeçarë të tërë mbrapa - tregon Emill Cankovi, ish kryetar bashkie i qytetit Bellogradçik. Sipas studiuesve Prauzhda do të thotë “dielli i cili lind” dhe jo rastësisht një nga shenjat mbi kishë është kjo e diellit, por ai mund të shihet dhe në shpellën “Magurata”. Në fasadë ka dhe gjarpërinj – ata pasqyrojnë përjetësinë. Kureshtare janë imazhet e Diellit, Hënës dhe 5 planetëve, të cilat tregojnë dijen e lashtë të paraardhësive tanë për astrologjinë dhe astronominë. Në fasadë ka dhe një kolonë guri të integruar, shenjat e së cilës tregojnë se ajo është një variant primitiv i kalendarit.

Supozohet se simbolet janë sjellë në këtë vend nga një tempulli tjetër në fshat. Një artefakt tjetër i lashtë - një pllakë me disa dhjetëra simbole nga të dyja anët, tregon sesa e pasur dhe plot me enigma është historia e këtij vendi. Një pllakë rituale e cila akoma nuk është e lexuar, është gjendur në rreth 100 metra nga kisha.

"Kjo pllakë rituale është sfida e radhës ndaj shkencës, sepse simbolet e saj rikujtojnë këto nga fshatrat Gradeshnica dhe Karanovo që përpara 10 mijë vjetëve, të cilët sipas shkencëtarëve mund të jenë “germat” e alfabetit të parë dhe kanë analog me ato në shpellën “Magurata” - e vazhdon tregimin e tij Emill Cankov. Mbase qytetërimi, i cili e ka punuar, ka pasur njohuri të mira në fusha të ndryshme të shkencës, me qenë se në pllakë ka një hartë të Sistemit Diellor, vetë Dielli dhe Hyjnesha-Nënë me zjarr në duart e saj, i cili pasqyron fjalën".


Enigma, legjenda, fshehtësi në zemrën e malit Stara Planina - Prauzhda dhe rrethet e tij mund të kthehen në një vend shumë tërheqës për turistët.

“Afër fshatit gjendet Vedernik - një majë, e cila duket si piramidë, ku na çon një shteg turistik – shton Emill Cankov. Por po kështu një pjesë nga shkëmbinjtë e shquara të Bellogradçikut, si dhe kalaja trake, e përdorur dhe gjatë kohës së Perandorisë Romake dhe në periudhën e Mesjetës. Shumë interesante janë po kështu dhe kryqet e shenjta, që tregojnë katër drejtimet e botës, burimi karstik Vrelloto... Në përgjithësi bukuria në këtë krahinë i “ka pushtuar” njerëzit jo që dje. Jo rastësisht kur turqit kanë ardhur në këtë rajon, Prauzhda është zgjedhur për një vend për pronë personale të sulltanit. Kështu në fshat asnjëherë nuk kanë jetuar turq, kurse banuesit vendas janë ngarkuar me detyrën të mbrojnë rrugët malore “Shën Nikolla” dhe “Kadi Boaz”. Do të krijojmë itinerare të lidhura me legjendat e këtyre kohërave të kaluara - për shembull me mbretin Borill, të njohur me përndjekjen e tij të bogomilëve (pasuesit e herezisë së Bogomilit ) dhe vendbanimin Borillnica, i cili mban emrin e tij. Dhe besoj se e gjithë kjo do të provokojë interesin e njerëzve të shumtë dhe ata do të vijnë nëpër tokat tona”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Emil Tsankov, arkive




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD