Alpinisti bullgar Atanas Skatov ngjiti majën Dhaulagiri në Himalajet. Lartësia e saj mbi nivelin e detit është 8127 dhe është maja e dhjetë me lartësi mbi 8mijë metra, në të cilën ka shkelur Skatovi.
Gjatë këtij viti ai arriti të shkelë mbi akoma tri nga majat më të larta në botë – Kançenxjonga - 8586 m., Gasherbrum 1 – 8080 m. dhe Gasherbrum 2 – 8035m. Qëllimi i Skatovit është që të bëhet bullgari i parë me ashtuquajturën “Kurorë të Himalajeve”, “pronarët” e së cilës i kanë ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë. Shumë afër kësaj arritjeje ishte një bullgar tjetër - Bojan Petrov, i cili humbi jetën e tij duke ngjitur majën e 11-të të tij me lartësi mbi 8 mijë metra.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..