Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetja bullgare për integrimin e Shkupit në Bashkimin Evropian kurrë nuk ka qenë pa kusht

Foto: BGNES

Mbështetja jonë për integrimin evropian të Maqedonisë Veriore  kurrë nuk ka qenë  pa kusht, deklaroi Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Ka një kusht shumë të qartë dhe ai është marrëdhënia e fqinjësisë së mirë. Nuk ka sesi të synosh të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian dhe të kesh marrëdhënie të pazgjidhura me fqinjët. Ky nuk është vetëm një kriter bullgar, ky është një nga kriteret për anëtarësi në Bashkimin Evropian - marrëdhënie miqësore dhe të fqinjësisë së mirë, nënvizoi ministrja. Ne duam të zhvillojmë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Maqedoninë Veriore. Do të doja të shikoj më shumë medie bullgare në Maqedoni dhe ngjarje të përbashkëta në sferën e kulturës, shtoi ministrja Zaharieva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD