Ekziston një potencial të madh për projekte të përbashkëta dhe për krijimin e ndërlidhjes sistemore. Këtë e deklaruan Ministrja bullgare e Energjetikës Temenuzhka Petkova dhe Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi. Maqedonia e Veriut ka interes për të biseduar në nivel ekspertësh për projektin e centralit atomik “Belene”, tha Bekteshi. Shkupi ka shfaqur interes për marrjen e 10 për qind në kompaninë e ardhshme dhe për blerjen e rrymës elektrike nga Centrali Atomik “Belene”. Sipas dy ministrave projekti është me rëndësi regjionale. Po vazhdon edhe puna e përbashkët për lidhjen e re të gazit mes dy vendeve tona. “Bulgartransgaz” ka përgatitur një studim paraprak bullgar. Pritet përgatitja edhe e analizës nga pala maqedonase, thanë ministrat.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..