Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Josif Radionov: “Goleminovi preku njerëzit dhe kohën”

Në qytetin Kjustendill dhanë dekoratat “Akademik Marin Goleminov”

Në ceremoni zhvilloi koncert orkestra e dhomës “Orfej”, dirigjent Rajço Hristov, solist Dimitër Ivanov.

Kompozitori i madh bullgar Marin Goleminov ka lindur përpara 111 vjetëve më 28 shtator. Kjo është dhe data në të cilën për katër vjet me radhë në qytetin e tij të lindjes Kjustendill japin dekoratë në emër të tij, por po kështu dhe dekoratën “Kuarteti i Artë”. Organizatorë të festës, e cila gjithmonë është e shoqëruar me një program interesant koncertesh, janë bashkia në qytet, Shoqata Muzikore “Akademik Marin Goleminov” dhe trashëgimtarët e krijuesit të shënuar bullgarë të përfaqësuar nga Lilija Goleminova - një kolege nga Radioja Kombëtare Bullgare. Kryetari i bashkisë i qytetit zoti Petër Paunov tha se me gëzim ia jep dekoratën e madhe, e cila sigurohet nga bashkia, duetit të njohur për violinë Angjell Stankov-Josif Radionov. Ata morën dhe statujën “Prekje”.

Profesori Josif Radionov me statujën “Prekje”Është emocionuese, kjo dekoratë tregon se e kemi prekur publikun, ashtu si dikur Goleminovi i preku njerëzit dhe kohën –tha profesori Radionov, i cili merr pjesë në ceremoni. Një fakt kureshtar nga biografia jonë është se kompozitori /atëherë 89 vjeç/ na përkushtoi një krijim të vet. Me sugjerim të Angjell Stankovit ai krijoi Sonatë për violinë dhe violë - kompozicioni i fundit, i shkruar në Bullgari. E dimë se pas kësaj ai u nis për në Portugali, ku pas disa vjetëve vdiq. Jo njëherë e kemi interpretuar këtë krijim. Goleminov qe jashtëzakonisht i përzemërt dhe një njeri me një kulturë të lartë. Qe një mik i mirë i babait tim, me të cilin bashkë kanë studiuar në Francë. Përpara interpretimit të parë vinte tek ne për të dëgjuar provat tona. E mbaj mend - i ulur me një gotë me konjak dhe një cigare në dorë. Thoshte: “A të shikojmë tani, kjo bebe e fundit a është e sjellë, apo jo”. Kujtohem dhe për përvjetorin e tij të 90, të festuar pikërisht në galerinë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”, në të cilën qe koncerti sonte. Atëherë ekzekutova një suitë të tij solo. Kujtime të shumta e të shumta për një njeri të jashtëzakonshëm.....

Çmimin “Kuarteti i Artë” të siguruar nga një sponsor, sivjet e mori kuarteti “Goleminov”.

Profesori Ognjan Konstantinov nga kuarteti “Goleminov”Ne udhëhiqemi nga një nderim, por dhe nga një respekt i madh ndaj personalitetit dhe krijimtarisë së Goleminovit në veprimtarinë tonë - tha profesori Ognjan Konstantinov, violinist në formacion. E njihja kompozitorin nga vitet e tij të fundit kur vinte për prova tek ne bashkë me Ansamblin e Dhomës “Solist të Sofjes”, Interpretonim  “Koncertin e tij për kuartet harqesh dhe orkestër harqesh” - një nga krijimet më interesante jo vetëm në letërsinë bullgare por dhe në letërsinë botërore. Pavarësisht se kuarteti i parë bullgar i harqeve është krijuar nga Ljubomir Pipkovi, sipas meje dhe sipas shumë nga kolegët e mi, gjinia është formuar nga Goleminovi.Ai është shumë i ndryshëm në periudhat e tij të veçanta krijuese. Kuarteti i tij i parë dhe i tetë i fundit tingëllon me një ndryshim 100 vjeçar sa u përket mjeteve shprehëse dhe “pranisë së stileve”. Interpretojmë më shpesh kuartetet numër 3, numër 4, po kështu kuartetin numër 8 dhe Koncert për kuartet harqesh dhe orkestër harqesh. Mund të them pa asnjëfarë zmadhimesh  se muzika e Goleminovit shpesh tingëllon në koncerte jashtë shtetit. Ajo është pjesë nga çdo një turne koncertesh nëpër të gjithë botën.

Për herë të parë sivjet qe dhënë dekorata për një kontribut në popullarizimin e veprimtarisë së kompozitorit.Dimitër Bozhillov mori dekoratën “Nestinarka”.E pranoj këtë shenjë nderi për përpjekjet e mia për ta ruajtur kujtimin për kompozitorin e madh me një kontribut të madh në thesarin kulturor evropian. Jam i edukuar të punoj për njerëzit e rinj, për popullin tim, pa pritur një njohje. Dua t’u uroj të gjithëve takime të reja me artin e Marin Goleminovit – fjalë të Dimitër Boxhillovit, themelues i shoqatës “Akademik Marin Goleminov”, një nga iniciatorët e dekoratave. Statuja “Nestinarka”/ në bazë të emrit të dramës së njohur të Goleminovit/ të cilën e fitoi dhe e mori zoti Bozhillov, si dhe “Prekje” janë krijuar nga Millko Dobrev. Që të dyja krijimet e artit janë një dhuratë personale nga trashëgimtarët e Marin Goleminovit.

 Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Një fotografi e dhënë nga organizatorët


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD