Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iljana Jotova: "Evropa do të mbetet shumë e vogël në qoftë se ndahet"

Foto: BTA

Nenpresidentja Iljana Jotova hapi në Sofje konferencën me temë “A ka Bashkimi Evropian potencial të jetë një lojtar global më vete?”, organizuar  nga Instituti për Marrëdhënie Ekonomike dhe Ndërkombëtare dhe Fondacioni “Fridrih Ebert”. Në fjalimin e saj zonja Jotova vuri në dukje se vendet-anëtare kanë mosmarrëveshje të shumta për vendimet e përbashkëta të jashtme politike dhe këto mosmarrëveshje pranohen si kompromis dhe jo si konsensus. Ajo pyeti  nëse ka ardhur momenti për rimendimin e Marrëveshjeve për Bashkimin Evropian, që të mund të arrihet një politikë e jashtme në të vërtetë e përbashkët. Mungon dhe pozita e qartë evropiane sa i përket zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Nënpresidentja vuri në dukje çështjen lidhur me shenjat, të cilat i jep Komisioni Evropian mbi problemin e zgjerimit, duke ia dhënë resorin Hungarisë - një shtet i cili gjithnjë e më shpesh izolohet nga politikat e përbashkëta evropiane. Sipas Jotovës ndarjet e brendshme të cilat po paraqiten gjithnjë e më shpesh janë një kërcënim potencial për Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh rreziqet për zhvillimin e tij të ardhshëm si një bashkësi e bashkuar.

Është e domosdoshme që Evropa t'i evitojë dallimet midis Veriut dhe Jugut, midis Lindjes dhe Perëndimit. Evropa do të mbetet mjaft e vogël, në qoftë se ajo ndahet”, është e bindur zonja Jotova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD