Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bozhana Pavllova: “Muzika jep një vështrim më të thelluar ndaj botës, zhvillon personalitetin dhe ndjeshmërinë”

Foto: janapavlova.wixsite.com

Bozhana Pavllova është në Vjenë që prej 10 vjetëve. Aty ajo ka mësuar kitarë klasike në “Musik und Kunst Privatuniversität der Stadt Wien”, ku po jep mësime. Paralelisht ka studiuar pedagogji në “Universität für Musik und darstellende Kunst Wien”. Është pedagoge dhe në Konservatorin “Johann Joseph Fux Konservatorium” në Grac. Mësimet e veta të para në kitarën klasike i ka marrë në qytetin e saj të lindjes Pleven, pas kësaj ka vazhduar në Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”. Akoma që në moshën shkollore ka fituar shumë dekorata nga konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare në Bullgari, Gjermani, Austri, Kroaci e të tjera. Mendon se kjo e ka pasuruar jashtëzakonisht shumë zhvillimin e saj profesional:

Në konkurset e ndryshme takoheshim me kitaristë nga e gjithë Bullgaria, vizitonim koncerte të interpretuesve të huaj. Shumë frymëzuese ishin dhe aktivitetet e lidhura me muzikën e dhomës dhe të orkestrës në Shkollën Muzikore Kombëtare në Sofje. Ekzekutimi i përbashkët dhe mjedisi social kontribuojnë shumë për zhvillimin e muzikantëve të rinj. Zgjodha të vazhdoj arsimin tim në Vjenë, sepse ky është kryeqyteti i muzikës klasike. Aty janë dhe disa nga universitetet më të rëndësishme. Isha në klasën e Jorgos Panetsos, i cili është një nga pedagogët e njohur botërisht në kitarën klasike. Paralelisht përfundova dhe pedagogji. Jam shumë e lumtur për zgjedhjen të cilën e kam bërë, sepse kjo më hapi dyert drejt skenave muzikore nëpër të gjithë botën. Më shpesh kam koncerte në Austri dhe nëpër vendet e ndryshme evropiane. Një nga koncertet e mia më të mëdha gjatë stinës së kaluar ishte ai në “Koncerthaus” në Vjenë – isha soliste e një orkestre për mandolinë, kisha dhe disa interpretime solo. Shumë shpesh kthehem në Bullgari. Gëzohem se jam pjesë nga Festivali Ndërkombëtar për Kitarë në qytetin Pleven – zhvilloj koncerte, bëj prezantime në kitarë, kam dhe klasa mjeshtërore. Në Vjenë u jap mësim profesionistëve, përgjigjem dhe për degën e specializuar për muzikë dhome për kitarë klasike. Në Konservatorin në Grac punoj me talentë në rritje dhe mundohem t’i formoj si profesionistë. Muzika zhvillon jashtëzakonisht shumë personalitetin, ndjeshmërinë, jep mundësi që njeriu ta njohë në mënyrë më të thelluar botën, por po kështu  dhe ta transmetojë këtë dije. Duke e prekur publikun, ne japim diçka nga vetja jonë, por fillimisht duhet të arrijmë një nivel të njohjes, i cili të jetë interesant dhe për të tjerët. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për mësimdhënien. Në jetën time ka njerëz të shumtë, nga të cilët kam mësuar dhe po vazhdoj të mësoj, njerëz me një shpirt dhe frymë të pasur, të cilët më kanë dhënë jashtëzakonisht shumë. U jam shumë mirënjohëse të gjithëve të cilët janë kujdesur për ne si muzikantë të rinj, që të mund edhe ne t’u japim të tjerëve. Do të ishte një gjë e shkëlqyer, në qoftë se arrijmë nivelin e tyre.

Sivjet Bozhana mbrojti doktoratë në Universitetin e Ri Bullgar. Ajo po e vazhdon dhe veprimtarinë e vet aktive të koncerteve:

“Kitara klasike është një instrument solo dhe më shpesh koncertet e mia janë të tilla. Por, për mua muzika e dhomës  është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ekzekutoj në duetin “Artistik” bashkë me Aleksandër Visokomogilski, me të cilin zhvilluam një turne koncertesh në Kinë. Me të interpretojmë muzikë klasike, bëjmë aranzhime të reja të muzikës latine dhe xhaz. Në Vjenë jetojnë shumë muzikantë bullgarë dhe mendoj se ata kanë bazë për për të krenuar me nivelin e tyre profesional. Në Austri respektojnë arsimin tonë muzikor, sepse jemi të disiplinuar, mundohemi të japim më të mirën në situatën konkrete Ka dhe profesorë të shumtë bullgarë në universitetet. Për mua është shumë e rëndësishme  dhe unë të jem ambasadore e këtyre cilësive, që të mund të kemi vetëdije dhe të respektojmë atë , të cilën e kemi fituar në atdheun tonë”.

Bashkëatdhetarja jonë e talentuar na tha akoma se do të ketë një projekt të ri në kuadrin e programit “Erasmus+”që prefshin koncerte, klasa mjeshtërore dhe këmbim të praktikave të mira në sferën e kulturës dhe të arsimit midis Austrisë dhe Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD