Presidenti i Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë Dobromir Karamarinov është zgjedhur për anëtar të ri të komitetit ekzekutiv të Federatës Botërore të Atletikës së lehtë. Kjo u bë në Kongresin e organizatës në Doha, ku lord Sebastian Coe ishte rizgjedhur në postin e presidentit për mandatin e tij të dytë. Karamarinov është gjithashtu shef i Asociacionit të Federatave Ballkanike të Atletikës së Lehtë dhe zëvendës president i parë i Atletikës Evropiane.
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..