Greqia është paralizuar nga greva masive
Më 24 shtator në Greqi është shpallur grevë mbarëkombëtare të të punësuarve në sektorin e transportit. Për 24 orë nuk do të lëvizen anijet, tragetet, transporti urban, metroja. Në grevë marrin pjesë gjithashtu mësuesit dhe personeli mjekësor, kurse nëpunësit e bankave dhe gazetarët janë në grevë të pjesshme. Protestat përkojnë me diskutimet në Kuvend të projektligjit për privatizimin e sektorit publik dhe me ato të lidhura me legjislacionin e punës .Ishte miratuar kandidatura e Laura Kövesi për prokurore të përgjithshme të BE-së
Përfaqësuesit e përhershëm të shteteve-anëtare të BE-së miratuan kandidaturën e rumunes Laura Kövesi për Kryeprokurore të Bashkimit. Prej të gjtha 22 votave (jo të gjitha vendet-anëtare të BE-së marrin pjesë në themelimin e Prokurorisë së Përgjithshme Evropiane) Kövesi mori 17 “pro”. Para kësaj pëlqimin e tij e shprehu dhe Parlamenti Evropian. Sipas procedurtës ajo mund të emërohet pas shpalljes së përfundimit të negociatave ndërinstitucionale. Zgjedhja e Laura Kövesit për prokurore të përgjithshme të BE-së provokoi një stuhi politike në Rumani. Kryeministrja Viorica Dancila është kundër zgjedhjes së saj në këtë post dhe e ka porositur përfaqësuesen rumune në Bashkimin Evropian Luminita Odobescu të votojë “kundër”. Sipas burimeve diplomatike përfaqësuesja e Rumanisë nuk ka marrë udhëzime me shkrim për këtë votim dhe ka votuar “pro” Kovesit dhe tani mund të humbë postin e vet. Derisa ishte në krye të Drejtorisë Qendrore të Rumanisë për Kundërvënien e Korrupsionit Laura Kövesi dërgoi pas hekurave dhjetëra përfaqësues të pushtetit – diçka me të cilën ajo fitoi pëlqimin e Brukselit, por në Rumani ishte akuzuar për këtë se ka sakrifikuar njerëz të pafajshëm për shkak të ambicieve të saj për karrierë ndërkombëtare.
Erdogani diskutoi me Putin dhe Rohani kërcënimin për një valë të re migrantësh
Presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit diskutuan në Ankara të ardhmen e Sirisë. Takimi i këtij formati për kërkimin e zgjidhjes së krizës siriane u zhvillua për herë të pestë. Rexhep Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Rohani u bashkuan rreth idesë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Sirisë. Të tre janë kategorikë se veprimet e përbashkëta ushtarake në lindje të lumit Eufrat do të vazhdojnë. “Nuk do të ndalemi derisa të likuidohen të gjitha grupet e rebelëve”, tha Erdogani. Të tre liderët diskutuan kërcënimin për një valë të re të migrantëve. Në Turqi tashmë kanë kërkuar strehim mbi 3,6 mln. refugjatë. Ankaraja disa herë paralajmëroi se nuk mund të marrë më shumë klandestinë dhe sipas fjalëve të Erdoganit: “mund t’i hapim portat ndaj Evropës”.
Deputetët nga PE do të ndërmjetësojnë për zgjidhjen e krizës në parlamentin serb
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian do të përpiqen ta ndihmojnë normalizimin e dialogut në parlamentin e Serbisë, puna e të cilit tashmë një muaj është bojkotuar nga opozita. Takimi i parë me këtë qëllim ndërmjet deputetëve evropianë dhe atyre serbë do të zhvillohet në Beograd në fillim të tetorit, gjysmë vit para zgjedhjeve parlamentare në vend. Përfshirja e eurodeputetëve në rivendosjen e dialogut ndërmjet partive parlamentare serbe është mirëpritur, mendon Kryetarja e Parlamentit Serb Maja Gojkoviç para Kryetarit të Komisionit të punëve të jashtme të PE-së David McAlister.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..