Autoritetet bullgare dhe franceze zbuluan një rrjet për trafikim të qenieve njerëzore dhe për eksploatim pune. Në Francë janë arrestuar tre bullgarë dhe një shtetas francez. Ata kanë organizuar trafikim të punëtorëve në rajonin e qytetit Lion.
167 bullgarë të analfabetë nga Bullgaria Veriperëndimore janë punësuar për të mbledhur rrush. Veprimtaria ilegale është zhvilluar krahas një biznesi të ligjshëm. Personat e punësuar me kontrata pune në një shoqëri tregtare bullgare janë dërguar me shërbim në Francë. Ata kanë nënshkraur kontrata me shoqërinë bullgare në gjuhë të huaj, pa kuptuar përmbajtjen e tyre, por me premtime për pagesa 60 euro për ditë. Pjesa më e madhe e këtyre parave është përvetësuar nga shoqëria.
Larja e parave të pista është kryer nëpërmjet veprimtarisë tregtare dhe investimeve në prona të patundshme në Francë.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..