Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raportet e rreme mjekësore e dëmtojnë shtetin me 200 mln euro në vit

Foto: Ani Petrova, BNR

Një grup pune në kuadrin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh (ku bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe të organizatave profesionale) do të provojë të zgjidhë problemin e ashpër gjatë disa viteve të fundit lidhur me raportet e rreme mjekësore në vend. Sipas punëdhënësve mashtrimet me raportet mjekësore e dëmtojnë shtetin me rreth 200 mln euro dhe me prodhim të parealizuar për rreth gjysmë mlrd euro. Ata vënë në dukje se numri i raporteve mjekësore nga 1 350 mln gjatë vitit 2012 janë rritur deri në 2.750 mln gjatë 2018-ës. Sipas të dhënave të punëdhënësve dyfishimi është rezultat i abuzimeve me raportet mjekësore për shkak të kontrollit të ulët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Sigurimeve. Sipas tyre problemi mund të zgjidhet në qoftë se të paktën 3 ditët e para të raportit mjekësor janë për llogari të punonjësit, siç është praktika në disa shtete të tjera evropiane. Sindikatat deklaruan se nuk do ta lejojnë këtë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD