Radosllav Panteleev përfundoi pjesëmarrjen e vet në Kampionatin Botëror të Boksit në Ekaterinburg të Rusisë me një medalje të bronztë. Në gjysmëfinale në kategorinë deri në 91 kilogramë bullgari humbi me rezultat 0:5 nga rusi Muslim Gaxhimagomedov. Kjo është medalja e parë e Bullgarisë në boksin për meshkuj në Kampionat Botëror që nga viti 2009 e këtej, kur Detelin Dallakliev (54 kg) u bë kampion i planetit në Milano të Italisë.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..