Që nga viti 2007 në qytetin më jugor të malit të Rodopeve – Zllatograd – muaji shtator është nën shenjën e festave për kujtim të Vojvodës Deljo. Ky hero ka jetuar në fund të shekullit të XVII dhe në fillim të shekullit të XVIII dhe mund të thuhet se është një personalitet “kozmik”. Që nga viti 1977, kënga e njohur “Ka dalë Deljoja hajduti” /"Izlel je Delyo Haydutin"/ në interpretim të këngëtares Valja Ballkanska udhëton me aparatet kozmike amerikane “Vojaxhër”1 dhe 2. Ajo është e përfshirë në “Pllakën e Artë” si një nga shembujt e kulturës tokësore muzikore. Sipas gojëdhënave popullore, trimëritë e veta më të mëdha Deljoja i ka bërë, duke i shpëtuar nga islamizimi me dhuna bullgarët e shumtë nga mali i Rodopeve. Prandaj festat kushtuar Deljos përfshijnë prezantime të betejave në këto vise që përpara 3 shekujve. Vojvoda ka qenë i pamposhtur, "atë nuk e ka kapur as plumbi", tregojnë legjendat e kësaj krahine. Por gjithsesi ka vdekur i goditur nga plumbi, por jo një plumb i zakonshëm, por i bërë prej një monedhe të tij prej argjendi. Festat e përvitshme përfshijnë dhe gara sportive, koncerte folklorike, ekspozita, festime popullore. Në fokus janë po kështu jeta, kultura dhe traditat e së kaluarës. Sivjet organizatorët kanë përgatitur akoma një skenë nga jeta e vojvodës, të cilën do ta shikojnë të gjithë mysafirët e festivalit. Emri i saj është “Një ditë pazari në Zllatogradin e vjetër”.
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..