Gjermania i ktheu Bullgarisë nëpërmjet Ministrit të Kulturës Boill Banov 202 zbulime të vlershme arkeologjike. Banov i pranoi zbulimet kulturore në një ceremoni të posaçme në Ambasadën Bullgare në Berlin. Zbulimet prej metali janë nga koha romake. Ato janë vjedhur nga thesarkërkuesit gjatë gërmimeve të paligjshme në territorin e sotëm të Bullgarisë. Janë konfiskuar nga policia gjermane gjatë një prove për t’u shitur në një treg në Berlin. Në ceremoni Banov shprehu shpresë se institucionet e nivelit evropian do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për parandalimin dhe zbulimin e krimeve të tjera të tilla me qëllim ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët historike.
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..