Ministri i brendshëm Mlladen Marinov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Dimitër Georgiev informuan Parlamentin në Sofje për akuzat ndaj kryetarit të lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov për spiunim në favor të Rusisë.
Mlladenovi informoi se në lidhje me këtë çështje janë ndalur përkohësisht tetë veta dhe janë bërë kontrolle dhe sekuestrime në territorin e qyteteve Sofje, Pernik dhe Breznik (Bullgari Perëndimore).
Georgievi pohoi se me ndihmën financiare të shtetasve rusë, me të cilët Malinovi ka mbajtur lidhje, janë financuar nisma me qëllim imponimin e politikave të caktuara në Bullgari. Njëri prej këtyre shtetasve është përfshirë në listat e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së për veprime kundër tërësisë territoriale të Ukrainës, tjetri është një oficer i rangut të lartë të inteligjencës ruse. Gjatë udhëtimeve të shumta të Malinovit në Rusi ai ka marrë nga këta persona udhëzime, në disa raste dhe mjete financiare. Ka përpiluar raporte në gjuhën ruse për domosdoshmërinë për riorientimin gjeopolitik të Bullgarisë.Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..