Parlamenti në Sofje hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi amendamentet në Ligjin për Hetimin Ushtarak. Gjatë muajit gusht Kreu i Shtetit ktheu ligjin për shkak të mundësisë së parashikuar që një person civil të mund ta kryesojë shërbimin “Informacion Ushtarak” si alternativë e kërkesës së deritanishme që ai të jetë ushtarak. “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” përkrahuargumentet e Presidentit duke shprehur shqetësim se ndryshimi bëhet për shkak të një personi të veçantë dhe ka të ngjarë që shërbimi “Informacion Ushtarak” të nënshtrohet politikisht. “Patriotët e Bashkuar” votuan kundër dhe e qortuan Kreun e Shtetit se është bërë “rekordist” në përdorimin e së drejtës konstitucionale për të vendosur veto. GERB theksoi se me korrigjimet në fakt nuk vendoset nëse udhëheqësi i shërbimit të jetë ushtarak apo jo, por vetëm zgjerohen kompetencat e tri organeve, të cilat e kanë propozuar.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..