Sipas ligjit skuterët elektrikë nuk kanë të drejtën të lëvizin në rrugët e Sofjes. Njerëzit, të cilët lëvizin me ta në rrugët e kryeqytetit do të gjobohen. Këtë e bëri të ditur shefi i “Policisë Rrugore” në kryeqytet komisari Ljubomir Kostadinov. Mirëpo, ai nuk ua përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ligji lejon që skuterët të lëvizin në trotuare. Gjatë disa muajve të fundit skuterët elektrikë përhapen gjithnjë e më shumë. Para pak kohe në Sofje me përkrahjen e Bashkisë së Kryeqytetit filloi fushata e parë, e cila ofron skuterë elektrikë me qira. Me këmbëngulje të Kryetares së Bashkisë Jordanka Fandëkova shpejtësia maksimale e skuterëve është kufizuar deri në 20 km në orë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..