Pronarët e gomarëve të kaluar në moshë nuk i fshehin lotët e vet, kur duhet të lënë kafshën e besuar dhe të dashur në strehore. Mirëpo, “Lugina e gomarëve” fare nuk është një oborr i pakëndshëm, në të cilin kafshët e lodhura nga puna e rëndë të presin fundin e vet. Vendi disponon një hapësirë të madhe dhe pamje të bukura natyrore për banuesit e vet.Përpara 3 vjetëve organizata zvicerane “Veterinarë në veprim” ndërtoi një azil për gomarë të kaluar në moshë në fshatin Baniçan, rrethi i qytetit Goce Dellçev, që të mund të kujdeset për kafshët e shumtë në rreth, sepse pothuajse në çdo një oborr aty jeton nga një gomar – Marko - dhe ai është i sëmurë dhe i kaluar në moshë ashtu si dhe pronarët e tij. Por, në vend që të përfundojë në thertore ose të vuajë nga kequshqyerja dhe nga vëmendja jo e mjaftueshme, ai mund të kalojë në mënyrë të lumtur vitet e fundit të pleqërisë mes bukurisë së natyrës. Në “Luginën e gomarëve” ai mund të strehohet në ndonjë nga katër stallat e posaçme për ta, të shëtisë gjatë gjithë ditës mbi një sipërfaqe prej 250 dynymë dhe të marrë një ndihmë të specializuar të dy veterinarëve dhe të 9 kujdestarëve. Çdo një gomar mbërrin në strehore me fatin e vet personal, tregon doktori Mario Dërpatov, i cili kujdeset jo vetëm për banuesit e strehores, por dhe për afro 150 kafshë në krahinë. Disa nga kafshët mezi e mbajnë veten nga rraskapitja, disa të tjera janë tepër të uritura, pjesa më e madhe janë të sëmura. Përpara 1 jave nga fshati Dolen erdhi kafsha e fundit, tani për tani e 60-ta. Ky është një gomar 33 vjeç, i cili si për çudi është akoma i gjallë. Sepse në ngjashmëri me vëllezërit e tij, gjatë gjithë jetës dhe pa ditë pushimi ka tërhequr karrocën, ka punuar në fushë, ka transportuar ngarkesa mbi kurriz. Historia më e shpeshtë e gomarëve është se plaken dhe nuk mund të punojnë në fushë - sqaron doktori Mario Dërpatov. Dhe në një moment njerëzit detyrohen t’i ushqejnë me vite në grazhd, me qenë se nuk mund të ndahen me ta. Kjo është sikur të braktisësh qenin ose macen. Pronarët përpiqen të jenë maksimalisht më shumë kohë me kafshët, madje edhe sikur të mos të kryejnë asnjë punë. Thjesht i ushqejnë dhe sillen me ta si me një manar shtëpie. Zakonisht gjatë dhjetë vjetëve të fundit jeta e gomarëve ndryshon dhe nga një kafshë pune ata kthehen në kafshë shoqëruese. Kur vetë njerëzit - pronarë plaken dhe nuk mundin të kujdesen më për ta, ata i sjellin në azil.
Këtu gomarët kanë një regjim të përpiktë. Në mëngjes i nxjerrin për të kullotur dhe në këtë kohë spastrojnë oborret e tyre.Veçmas hanë pak barë të thatë, ushqim, elb. Në qoftë se koha është e mirë, kalojnë gjithë ditën jashtë.
Kurse në mbrëmje mblidhen “nëpër krevate”, të mbyllura në një vend të sigurt me barrë të thatë dhe ujë. Dhe që të mund të shijojnë më gjatë këtë jetë të ëmbël, për ta doktorët dhe punonjësit tregojnë kujdese gjatë gjithë vitit - u bëjnë vaksina, u japin vitamina, u pastrojnë dhëmbët me makinë të posaçme, u presin thundrat, i krehin, gjatë verës i lajnë, gjatë dimrit i ngrohin me llamba në oborre.
Tek ne gomarët mësohen dhe përshtaten shumë lehtë, sepse ka akoma shumë nga po ky lloj dhe bëhen më të qetë - thotë doktori Mario Dërpatov.
Nuk mund të dimë sesi kanë qenë tek pronarët e vet, por nga karakteret e tyre duket se të gjithë janë të mirë. U pëlqen ndokush t’u kushtojë vëmendje, janë socialë, duan që ti respektosh, ti përgëzosh. U pëlqen që ta kenë oborrin të pastër, të shëtisin sipas dëshirës, të kullosin berr. Gomarët jetojnë lirisht, nuk lidhen, nuk kufizohen, kalojnë në vendet e kullotës gjithë ditën dhe vetëm në mbrëmje mblidhen për të fjetur. Kafshët ndihen shumë mirë.
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..