Sot filloi sesioni i ri i Kuvendit Popullor me fjalimin e Presidentit Rumen Radev para deputetëve. Në të kreu i shtetit kritikoi ashpër organet ekzekutive, duke nënvizuar se “pak nga pak pushteti largohet nga duart e njerëzve dhe përqendrohet tek pak njerëz, të cilët dëshirojnë ta transformojnë atë në më shumë përfitime ekonomike për veten e tyre, në komoditet mediatik dhe në më shumë pushtet.
Ka nevojë për ndryshim, i cili do ta forcojë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kontrollin e ushtuar mbi qeverisjen, do t’i bëjë institucionet më transparente dhe llogaridhënëse, do t’i inkurajojë bullgarët të jenë më aktivë dhe të marrin pjesë në jetën e shoqërisë”, tha Presidenti.
Partia në pushtet GERB hodhi poshtë në mënyrë kategorike kritikat e Rumen Radevit. Grupet parlamentare deklaruan prioritetet dhe qëllimet e tyre, të cilat do t’i ndjekin gjatë sezonit të ri politik.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..