Ministria bullgare e Punëve të Jashtme paraqiti pozitën e vet zyrtare me rastin e aktivitetit të organizuar nga Ambasada e Federatës Ruse më 9 shtator – “Ekspozita 75 vjet nga çlirimi i Evropës Lindore nga nazizmi”. Ministria deklaroi se më 9 shtator 1944 është bërë komplot, i cili është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shpalljes së luftës kundër Bullgarisë nga ana e Bashkimit Sovjetik. Lufta u shpall pas marrjes së pushtetit nga qeveria e porsazgjedhur demokratike, e cila ishte për ndërprerjen e lidhjeve me Gjermaninë naziste. Kjo u pasua nga një okupim i përkohshëm i Bullgarisë nga Bashkimi Sovjetik dhe aleatët. “Pa refuzuar kontributin e Bashkimit Sovjetik për fitoren kundër nazizmit në Evropë nuk mund të kalojmë në heshtje faktin se armët e Ushtrisë Sovjetike u shkaktuan popujve në Evropën Qendrore dhe Lindore represione, mbytje të përgjegjësisë së qytetarëve, zhvillim të deformuar ekonomik dhe shkëputje nga dinamika e proceseve në shtetet e zhvilluara demokratike”, shënohet në deklaratën e MPJ-së.
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..