Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Zaharieva dhe Nikola Dimirov shqyrtuan perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Ekaterina Zaharieva dhe Nikola Dimitrov
Foto: BGNES

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva shqyrtoi perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut me homologun e saj maqedonas Nikola Dimitrov. Të dy biseduan në Helsinki në takimin joformal të diplomatëve të parë të BE-së me homologët e tyre  nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. “Bullgaria përkrah pa ndërprerje integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe mendon se duhet të fillojnë negociata për aderimin me BE-në”, nënvizoi Zaharieva. Para kësaj ajo zhvilloi një takim me Ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Dendias. Ata konstatuan se marrëdhëniet tona dypalëshe janë të një niveli të shkëlqyeshëm. U nënvizua aktiviteti i lartë ekonomik mes firmave bullgare dhe atyre greke. Në vitin 2018 këmbimi i mallrave midis Bullgarisë dhe Greqisë është rritur me 7.8 për qind në krahasim me vitin 2017 dhe është me përmasë 3.3 mlrd euro. Greqia është në vendin e pestë në eksportin tonë pas Gjermanisë, Italisë, Rumanisë dhe Turqisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Avioni i dytë luftarak bullgar F-16 tashmë fluturon për në Bullgari

Avioni i dytë luftarak F-16 do të vijë në Bullgari brenda disa ditësh, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një leksion para studentëve në Universitetin e Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit. "Fluturimi i këtyre avionëve nuk është..

botuar më 25-04-29 11.39.PD

Biznesi polak dëshiron autostrada dhe ura të reja për të lidhur Bullgarinë me Rumaninë

Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Polako-Bullgare. Rumen Radev theksoi rëndësinë e turizmit detar,..

botuar më 25-04-29 10.56.PD

Parashikimi i motit për 29 prillin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..

botuar më 25-04-28 7.40.MD