Kryeministri Bojko Borisov mirëpriti në Sofje Kryetaren e porsazgjedhur të Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen. Vizita është pjesë e konsultimeve të Ursula von der Leyen me liderët e vendeve-anëtare të BE-së para paraqitjes së përbërjes së plotë të Komisionit të ri për miratim para Parlamentit Evropian. Kryetarja e KE-së vuri në dukje se Bullgaria është një anëtare e rëndësishme e BE-së dhe e falënderoi për zgjedhjen e saj në këtë postë. Ajo theksoi se pret një bashkëpunim shumë të mirë me Bullgarinë dhe me Komisarin bullgar. Borisov tha nga ana e vet se Ursula von der Leyen i ka kuptuar shumë mirë prioritetet e qeverisë bullgare. “Jo vetëm digjitalizimi, për të cilin flasim, janë të rëndësishëm dhe njerëzit – shënoi ai. Evropa Qendrore dhe ajo Lindore kanë një potencial të madh. Shumë shtetas të ish-vendeve socialiste shkuan në Perëndim për të punuar. Tani Perëndimi është i detyruar të investojë, që të rritim përsëri kualifikimin dhe konkurrueshmërinë e shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore”, tha Bojko Borisov.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..