Prodhimi i energjisë elektrike në Bullgari për periudhën 1 janar 2019 – 25 gusht 2019 kundrejt periudhës së njëjtë të vitit 2018 është ulur me 0.82 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit operative të Operatorit të Energjisë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se që nga data 1 janar deri në 25 gusht 2019 janë prodhuar 28 894 702 megavat orë rrymë elektrike, derisa gjatë kësaj periudhe të vitit të kaluar janë prodhuar me afro një milion megavat orë më shumë. Në të njëjtën kohë konsumi në vend për periudhën 1 janar 2019 – 25 gusht 2019 kundrejt 1 janarit 2018 – 25 gushtit 2018 është rritur me 1.45%. Sipas të dhënave të Operatorit të Energjisë që nga fillimi i vitit deri më 25 gusht janë përdorur 25 mln megavatë orë rrymë elektrike, derisa gjatë periudhës analogjike të vitit të kaluar konsumi i korrentit ka qenë pak nën 24 mln megavatë orë. Bullgaria ka eksportuar me 13.27% më pak rrymë elektrike për periudhën 1 janar 2019 – 25 gusht 2019 kundrejt periudhës së njëjtë të vitit 2018.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..